Detektivi amerikan: Lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës, keni ende punë

  • 22 October 2019 - 11:03
Detektivi amerikan: Lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës, keni ende punë

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN ËOMEN-it, mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

I pranishëm ishte edhe detektivi Roy Barcini nga ShBA-ja, ku shpalosi përvojën e tij në kuadër të luftës kundër viktimave të krimit.

Sipas tij, lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës, duke shtuar se kosovarët kanë shumë punë në këtë drejtim.

“Unë jam detektiv në Los Angelos tash e 30 vjet dhe punoj në shumë sfera në ShBA. Po ashtu po ndihem si në shtëpi veçanërisht disa miq që na kanë vizituar në kuadër të Task-Forcës që është mbajtur këto ditë. Task-Forca të cilën ne e kemi themeluar para 4 vjetësh përben një staf të madh sepse ne departament janë 18 mijë persona që punojnë në staf dhe 9 mijë nën betim dhe nuk kemi pasur mënyra që ta luftojmë në përgjithësi këtë dukuri”.

“Dhe ne keni supozuar se trafikimi bëhet nga pjesa jugore nga Meksika për në ShBA. LA ka një popullsi të madhe e populluar nga shumë komunitete dhe ata që i përkasin një kulture tjetër. Ne jemi Task Forca më e madhe në botë dhe kemi 36 OJQ”.

“Një nga agjencitë që punojnë me neve janë punëtorët social 24 orë në javë dhe përgjigjen. Dua të theksoj se ne ende jemi në proces të ndërtimit të raporteve. Lufta kundër krimit nuk fillon brenda natës duhet kohë dhe për të gjithë që merren me këtë dukuri. Ne gjithashtu bëjmë edhe konfiskim të telefonave normalisht përmes një mandati sepse pista e parë është ndërhyrja përmes rrjeteve sociale dhe sms-ve”, ka thënë ai.

Nga zyra e Kryeprokurorit të shtetit foli prokurori Besim Kelemdi. Ky i fundit dha disa shifra shqetësuese në lidhje me këtë dukuri.

“Trafikimi me viktima është një nga format më të përhapura në botë dhe një nga format më profitabile për ta në botë. Disa shifra qe flasin për këtë dukuri na tmerrojnë se diku 2.4 milionë janë viktima të qenieve njerëzore”.

“Një shqetësim tjetër është edhe raporti i UNICEF-it ku 2 milionë fëmijë bëhen viktima të skllavërimit. Këto shifra flasin për problemet e viktimave dhe të neve si shtet që duhet bëre më shumë. Duke filluar nga viti 2001 në Kosovë kjo dukuri është konsideruar si vepër penale dhe është mirë për neve si shtet që ne të kemi më shumë zbatueshmëri të ligjit”.

“Për ju që ndoshta nuk e dini se në Kosovë ekziston një ligj për shëndetësi që iu mundëson trajtimin shëndetësor pa pagesë viktimave të trafikimit të krimit”, ka thënë Kelmendi.

(Kosova Sot Online)