U gjet i vrarë në Dukagjin/ Arrestohet i afërmi i viktimës, shoqërohen babai dhe vëllai, policia dyshon se…

  • 22 October 2019 - 11:33
U gjet i vrarë në Dukagjin/ Arrestohet i afërmi i viktimës, shoqërohen babai dhe vëllai, policia dyshon se…

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Allaj, një ditë më parë në Dukagjin.

Burime bëjnë me dije se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)