Arrestohet burri nga Podujeva pasi ushtronte dhunë ndaj familjarëve

  • 22 tetor 2019 - 11:42
Arrestohet burri nga Podujeva pasi ushtronte dhunë ndaj familjarëve

Policia ka arrestuar mbrëmë në Podujevë një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Sipas raportit 24-orësh shkruhet se burri nga Podujeva ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull dhe disa personave të tjerë.

Gjatë kontrollit të dyshuarit iu është gjetur 1.3 gramë substancë narkotike.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull K/Shqiptar dhe disa personave të tjerë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar 1.3 gramë substancë e dyshuar narkotike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)