Për 24 orë 75 aktakuza

  • 22 October 2019 - 14:24
Për 24 orë 75 aktakuza

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 75 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona për 48 orë.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë edhe tri kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)