Alarmohet Kosova, ja fenomeni që po e shkatërron shtetin

  • 22 October 2019 - 16:21
Alarmohet Kosova, ja fenomeni që po e shkatërron shtetin

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Kosova Sot Online” tha se pothuajse të gjitha institucionet në Kosovë, janë të kapura nga politika dhe grupe të tjera të interesit.

"Kur flasim për kapje të shtetit, kjo nënkupton se të tri institucionet duke filluar nga ai legjislativ, gjyqësor e deri të ai ekzekutiv janë të kapur nga para politika dhe grupe të tjera të interesit që iu shërbejnë zyrtarëve të lartë shtetëror, dhe ky fenomen i kapjes së institucioneve është prezent jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, arsyeja se këta nuk përballen me ligjin, është se kanë rrjetet të organizuara.

"Se pse nuk gjenden para drejtësisë apo në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë të shtetit të cilët flitet dhe dëshmohet për veprat e tyre inkriminuese, biznesmen apo oligarktë të tipit të rus, dhe të tjerë, bëhet për arsyeje se këta kanë bërë një rrjet të organizuar duke zgjedhur e emëruar në institucionet e drejtësisë njerëz të shantazhuar dhe manipuluar, të cilët i përdorin si mburojë për të ndërtuar një lloj imuniteti në raport me ndjekjet nga ligji", potencoi Haziri për “Koosva Sot Online”.

Tutje, Haziri tha se kjo kapje ka dëmtuar shtetin sidomos në aspektin e integrimeve euro-atlantike. 

"Kjo kapje e shtetit është përfshirë edhe në raporte ndërkombëtare, dhe si fenomen i tillë e ka dëmtuar shtetin sidomos në aspektin e integrimeve euro-atalantike, por edhe në zhvillimin e brendshëm, duke e dëmtuar edhe substancën shtetit", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)