Arrestohen katër persona, dyshohen për fajde

  • 22 October 2019 - 16:25
Arrestohen katër persona, dyshohen për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore e Prizrenit bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë sekuestruar disa vetura, një shumë  emadhe parash, disa telefona si dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë (5) vetura luksoze; 37,300.00 (tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro) para kesh; 320 (treqind e njëzetë) franga zvicerane; 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil; 19 (nëntëmbëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.; Numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete)”, theksohet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)