Flet zëdhënsja e Gjykatës: Ja deri kur pritet të vazhdoj mandati

  • 22 October 2019 - 18:03
Flet zëdhënsja e Gjykatës: Ja deri kur pritet të vazhdoj mandati

Kur po afrohet fundi i mandatit pesë vjeçar i “Dhomave të Specilazuara të Kosovës”, apo siç njihet me emrin “Gjykata Speciale”, në Kosovë kanë filluar të shpeshtohen zërat të cilët kërkojnë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mos e jap dritën e gjelbër që Specialja të vazhdojë punën edhe për pesë vite të tjera.

Këtë çështje, përveç thirrjeve të krerëve të veteranëve të luftës së UÇK’së, pritet që ta komplikojë edhe më tepër fakti që në krye të qeverisë së Kosovës do të vijë, Albin Kurti, një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Speciales.

Megjithatë bllokimi punës së Gjykatë Speciale do të jetë vështirë i realizueshëm, kur kujtohet reagimi i ambasadave të huaja në Kosovë, veçanërisht asaj të SHBA’së, në fund dhjetorin e vitit 2017, pas iniciativës së PDK’së e AAK’së për zhbërjen e një institucioni të tillë.

E se mandati i Gjykatës Speciale do të vazhdohet derisa ky institucion të përfundojë të gjithë punën e veta, e thotë edhe zëdhënësja e “Dhomave të Specializuara të Kosovës”, Angela Griep.

Në një përgjigje për media, Griep thotë se vazhdimi i mandatit të Speciales edhe pas pesë vjetësh është caktuar me ligj dhe është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Është e caktuar me ligj dhe është miratuar nga Kuvendi i Kosovës që mandati i KSC/SPO do të vazhdojë edhe pas pesë vjetësh, derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar dhe se të gjitha procedurat e Dhomave të Specializuara janë kryer”, ka thënë Griep.

Griep thotë se puna e kësaj Gjykate nuk varet nga zhvillimet politike në Republikën e Kosovës.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara, Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Amendamentin Kushtetues, pavarësisht zhvillimeve politike në Kosovë”, ka përfunduar ajo.

Image

(Kosova Sot Online)