Dëshmitari zbulon një mesazh që e pa në telefonin e 23 vjeçarit, Shqipdon Aliu

  • 22 October 2019 - 19:04
Dëshmitari zbulon një mesazh që e pa në telefonin e 23 vjeçarit, Shqipdon Aliu

I është dhënë lamtumira e fundit 23 vjeçarit Shqipdon Aliu nga Gadimja e Ulët e Lipjanit, i cili u gjet i vdekur të hënën, pasi konsiderohej i zhdukur nga 14 tetori.

Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën ma ke therë”, me një pako cigare afër.

Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.

Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror,  Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.

“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për Dukagjinin, Ahmet Limani.

Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.

“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli. 

E në ora 14:00 u bë edhe varrimi 23 vjeçarit Shqipdon Aliu. Ai u varros pranë babait të tij, i cili 4 ditë pas zhdukjes së djalit Shqipdonit, e kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit.

E, xhaxhai i 23 vjeçarit tashmë të ndjerë Ramadan Aliu, tha se nuk kishin vërejtur ndonjë sjellje të dyshimtë kohës së fundit nga ana e tij, ndërkaq shtoi se edhe këta të fundit po e presin raportin e organeve kompetente për të kuptuar se cila është e vërteta e këtij rasti.

“Djali ka qenë intelegjentë. Ka ushtruar profesionin e dizajnerit. Ka qenë djalë i qetë i mirë. Askush nga ne në familje nuk ka pasur vërejtje për djalin”, deklaroi Ramadan Aliu.

Përkundër kësaj, organet kompetente akoma nuk kanë dhënë ndonjë raport zyrtarë për të kuptuar se cila është e vërteta e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)