Twitter ndëshkon udhëheqësit botërorë që shkelin rregullat

  • 22 October 2019 - 19:05
Twitter ndëshkon udhëheqësit botërorë që shkelin rregullat

Shtrëngohen postimet edhe për ”cicërimat” e liderëve botërorë në Twitter.

”Tani e tutje nuk do të jetë më e mundur të komentosh, të përgjigjesh apo të pëlqesh në mesazhet politike që do të shkelin rregullat e platformës”, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere della Sera”.

Ky është një përmbysje e qartë e trendit në lidhje me orientimin e promovuar gjithmonë nga drejtori dhe themeluesi Jack Dorsey, mbështetës i shkëlqyeshëm i qarkullimit të lirë të mesazheve politike në platformën që themeloi.

“Ne duam të sqarojmë që llogaritë e liderëve botërorë nuk janë plotësisht si politikat tona. Prandaj përmbajtjet që përcjellin promovim të terrorizmit, kërcënime të qarta dhe të drejtpërdrejta të dhunës, informacione private, foto intime, shfrytëzim seksual të fëmijëve e tjerë do të vazhdojnë të hiqen pavarësisht nga autori”, theksoi ai.

Janë parashikuar sanksione edhe kur publikimet bëhen nga një lider botëror që shkel rregullat.


(Kosova Sot Online)