William dhe Harry po shkelin amanetin e Lady Dianas

  • 22 October 2019 - 19:27
William dhe Harry po shkelin amanetin e Lady Dianas

Që pas dasmës së Princit Harry me Meghan Markle, duket se marrëdhënia e tij me të vëllanë, Princ William, ka ndryshuar shumë.

18 muajt e fundit thuhet se kanë qenë të ftohtë akull për tad he se dy vëllezërit janë larguar shumë nga njëri-tjetri.

“Daily Mail” ka shkruar së fundmi se ata jo vetëm që po jetojnë larg, por edhe po mbajnë distance.

Madje media që është hedhur në gjyq nga Harry, shkruan edhe rreth një amaneti të shkelur të Lady Dianas.

“Ajo u la amanet të mbanin fort njëri-tjetrin, të kujdeseshin vëllai për vëllanë”, shkruan Richard Kay.

Ndërkohë fotot e fundit me kokën mënjanë apo fjalia e Harryt: “Jam shumë i shqetësuar për gruan time sepse ka qenë e stresuar dhe fjalia e Williamit: Shpresoj që Harry dhe e shoqja të jenë mire”, duket se tregojnë një farë distance.

Kryeredaktori i “Daily Mail” ka shtuar se e gjithë familja është e shqetësuar për marrëdhënien e dy vëllezërve.

Gjithashtu thuhet se ky shkrim do të ndezë edhe më shumë konfliktin e medias me Princin Harry, i cili e ka hedhur në, pasi sipas tij e ka shqetësuar Meghan-in me lajmet e dhe ka thyer privatësinë e saj.

(Kosova Sot Online)