Aktakuzë ndaj aktivistit të VV’së, i cili dyshohet se tentoi të blinte vota

  • 22 October 2019 - 20:50
Aktakuzë ndaj aktivistit të VV’së, i cili dyshohet se tentoi të blinte vota

Qamil Rexhepi po akuzohet nga Prokuroria e Gjilanit se ka blerë vota gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor.

U filmua tek sa po i ndalte qytetarët që ishin nisur për të votuar.

E këtu lindi dyshimi se Qamil Rexhepi nga Pozhorani  po blinte vota me 6 tetor, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Për këtë u lajmëruan organet e rendit.

E si të dyshuar aktivistin e VV’së Policia e ndaloi për 48 orë.

Tani kur ka kaluar më shumë se dy javë Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Qamil Rexhepit pasi dyshohet se ka kryer veprën penale Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar mediat ka fakte të mjaftueshme që i pandehuri e ka kryer këtë vepër penale.

“Nuk është fare kontestuese se i pandehuri Qamil Rexhpepi ditën kohën dhe vendin e përshkruar, si në dispozitivin e aktakuzës ta ketë kryer veprën penale të sipërshënuar. Provat materiale të deponuara si në shkresat e lëndës dhe atë raporti i oficerit të Policisë, një CD dhe një foto album i kandidatë për deputet të LVV-së dhe një listë me numrat e personave për votim”.

Ndërkohë në aktakuzë janë marrë për bazë edhe deklaratat e dëshmitarëve të cilët e kanë pohuar se kanë marrë foto albume me emra të kandidatëve për deputet të LVV nga Rexhepi.

“Dëshmitari L.A ka theksuar se në hyrje të oborrit të shkollës së mesme “Kuvendi i Manastirit”, derisa i njëjti kthehej nga puna e kishte ndal i pandehuri Qamil dhe fillimisht e kishte pyetur se a ka votuar dhe pasi kishte marrë përgjigjen se nuk ka votuar dhe do të votoj më vonë, i pandehuri Qamil kishte nxjerrë një foto album ma kandidatët e LVV dhe një letër të bardhë me 5 emra ka kandidatëve të LVV-së duke kërkuar që ti votoj këta kandidatë”

Madje Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pozhoran të Vitisë, Qamil Rexhepi dyshohet se ka blerë votën nga një qytetar, në afërsi të vendvotimit.

Image

Megjithatë këto akuza po i mohon Rexhepi, duke e mohuar se i ka dhënë para qytetarëve për ta votuar VV-në.

Madje Rexhepi thotë se këtë video ja ka montuar zyra e LDK-së në Pozhoran.

(Kosova Sot Online)