Akuza e rëndë: Zbulohet prapaskena Thaçi-Vuçiq-Rama për copëtimin e Kosovës

  • 23 October 2019 - 07:37
Akuza e rëndë: Zbulohet prapaskena Thaçi-Vuçiq-Rama për copëtimin e Kosovës

“Edhe kësaj radhe si gjithmonë do jem ai që dyshoj dhe që nuk kam besuar deri më tani me lojërat e pista të këtij rrjeti mafioz të kanaleve të nëntokës kriminale, ndaj edhe kësaj radhe do të dështojnë turpshëm sepse turpi po i ndjek nga do që shkojnë. Tellalli i Hashimit të Brojes, Hajredin Kuçi, të gjitha këto habere i plason në popull i ndërsyer nga krye kapotë e pazarexhive që e kanë për interesa personale Hashimi i Brojes, Aleksandër Vuçiqi, kumbara i tij, Edvini i Kristaq Ramos dhe doemos këlyshi i UDB-ës me librezë zyrtare, dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu,por duhet ta dinë se territori i Kosovës nuk bartet në shpinë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët me kujdes po i përcjellin dhe analizojnë qëndrimet e partive politike, karshi bisedimeve me Serbinë dhe mundësinë e arritjes eventuale të një marrëveshje, thonë se në disa deklarime të zyrtarëve të PDK-së, po zbardhet prapaskena e përgatitur kaherë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit, për nxjerrjen në tavolinë të projektit të ndarjes.

Qëllimi i këtij dekonspirimi, sipas analistëve është ikja nga përgjegjësja dhe gjuajtja e topit në taborin tjetër politik.

Analisti politik, Reshat Badallaj këtë konstatim të tij e bazon në një deklaratë të para disa ditësh në medie, të dhënë nga nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, i cili ka thënë se gabon kushdo që thotë se do të bisedohet me Serbinë dhe nuk do të ketë kompromise të dhimbshme.

Image
Reshat Badallaj

“Është i pasinqertë ai që thotë se do të shkojmë në dialog dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis, por edhe ai që thotë se duhet bërë marrëveshje gjithsesi është i pasinqertë. Duhet ta shohim balancimin. Është e vështirë që të bëhet marrëveshje pa PDK-në. As ne nuk do ta bënim pa të tjerët. As nuk e kemi bërë. Ne do ta mbështesim nëse është proces i mbarë, por besojmë se përgjegjësinë kryesore do ta kenë ata që udhëheqin qeverinë”, ka thënë Hajredin Kuqi.

Për më tepër, dyshimi se projekti është duke pritur në tavolinë të bisedimeve i akorduar mes Thaçit e Vuqiqit, sipas Badallajt forcohet me deklaratën e tij se nuk mundë të arrihet marrëveshje pa qenë pjesë e bisedimeve edhe PDK-ja.

Këto deklarime të nënkryetarit të PDK-së, analisti Badallaj i sheh si zhveshje e plotë e sekretit publik të Hashim Thaçit për pazaret me shkëmbim territoresh, që në parim veç e kishte arritur me presidentin serb Vuqiq, por të cilat janë dënuar për të dështuar.

“Ky mashtrim i kësaj bande të nëntokës kriminale është identik me atë të Aleksandër Vuçiqit sepse Aleksi i Serbisë, kumbara i Hashim Brojes e di, është i sigurt që e ka humbur Serbia Kosovën përjetësisht, mirëpo qëllimi mashtrues i tij dhe gjakësorëve tjerë është që të përgatit popullin serb për shpalljen dhe pranimin e humbjes. Pra edhe banda e klanit të "PRONTOS" kanë filluar mi gjuajt shqelmat si gomari dhe ti tregoj popullit dal ngadalë të gjitha tradhtitë që janë bërë prapa Kosovës për atë marrëveshjen e dhimbshme. Mirëpo, kjo bandë ogurzezë kurrë nuk e tregoi këtë tradhti se cila është dhe aq më keq për ta që do të bien ndesh me popullin deri në vetëvrasje”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E kur sot paralajmërohet nga nënkryetari i PDK-së, një marrëveshje e dhimbshme me kompromise, Badallaj dëshiron ta ketë përgjigjen prej tij pse nuk e kanë thënë kështu edhe më parë, por kanë bërë dredhia e mashtrime.

“Atëherë do të shtrohet pyetja: Ku mbeti ajo që me vite të tera e kanë thënë: Kosova nuk e jep asnjë milimetër toke dhe ndryshe po flasin tani le të na tregojnë pra se çfarë marrëveshje të dhimbshme do të ketë. Edhe një gjë të keqe e ka ky pazar se të gjithë këtë tradhti mundohen t´ia lënë kopilin në derë kur thonë:cili do koalicion qeverisës! Dhe, këta mendojnë se hilen e tyre,pazarin e kësaj bande të nëntokës kriminale do e pranon qeverisja e ardhshme dhe rrahin gjoks se pa këtë bandë nuk mund të arrihet ky pazar tinëzar dhe i fëlliqtë! Kasneci i Hashim Brojes, Hajredin Kuçi hedh ujë në "hava" duke menduar se populli është thes me kashtë dhe nuk e kupton këtë. Tashme populli asgjë nuk beson nga kjo bandë ogurzezë, sepse janë mësuar me mashtrimet e tyre dhe që nuk pinë ujë më”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj shprehet i sigurt që ish zëvendësi i dikurshëm i Hashim Thaçit, tani mundohet që t’i del atij në mbrojtje për pazaret që ka provuar t’i bëjë me Serbinë, e për të cilat duhet të përgjigjet një ditë. 

“Edhe kësaj radhe si gjithmonë do jem ai që dyshoj dhe që nuk kam besuar deri më tani me lojërat e pista të këtij rrjeti mafioz të kanaleve të nëntokës kriminale, ndaj edhe kësaj radhe do të dështojnë turpshëm sepse turpi po i ndjek nga do që shkojnë. Tellalli i Hashimit të Brojes, Hajredin Kuçi, të gjitha këto habere i plason në popull i ndërsyer nga krye kapotë e pazarexhive që e kanë për interesa personale Hashimi i Brojes, Aleksandër Vuçiqi, kumbara i tij, Edvini i Kristaq Ramos dhe doemos këlyshi i UDB-ës me librezë zyrtare, dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu,por duhet ta dinë se territori i Kosovës nuk bartet në shpinë dhe shume gjak është derdhur për këto troje,ndaj do të duhej të heqin dorë nga ky pazar i pistë njëherë e përgjithmonë,sepse historia e çdo vendi tregon se e kanë paguar me kokë që nuk do ta dëshironte askush”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)