Paralajmërimi: Ja kur do t’i vie ftesa Thaçit, kjo është letra me akuza si dëshmi për Specialen

  • 23 October 2019 - 07:42
 Paralajmërimi: Ja kur do t’i vie ftesa Thaçit, kjo është letra me akuza si dëshmi për Specialen

"Letra e ish veprimtarit të LPK-së, dikur bashkëpunëtor i presidentit Thaçi, Ibrahim Kelmendi, dërguar prokurorisë së Gjykatës Speciale më të cilën ai akuzon drejtpërsëdrejti presidentin Hashim Thaçi për një vrasje, përbën edhe një dëshmi për Gjykatën Speciale, pasi kjo akuzë vie nga një njeri që ka qenë pjesë e organizimeve të përbashkëta me Thaçin që nga vitet ’90-ta", tha Haziri.

Gjykata Speciale për Kosovën me seli në Hagë nuk ka të ndalur. Ajo tashmë i ka bërë ftesë edhe ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla. Kjo Gjykatë deri më tash ka ftuar për intervistim më shumë se 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

E sipas analistit politik, Nexhat Haziri, ftesa nga Gjykata Speciale do t’i vie shumë shpejt edhe Presidentit, Hashim Thaçi.

Image
Nexhat Haziri

"Me ftesën për ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla për intervistim nga Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë, dhe më parë sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, Gjykata Speciale po e godet kupolën e krimit të organizuar në Kosovë, për arsye të dyshimeve për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë, dhe një ftesë e tillë pritet t’i vie edhe presidentit Hashim Thaçi, me gjasë në muajin dhjetor", tha analisti, Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo Gjykatë me ftesat e fundit që i ka dërguar, tashmë ka hyrë në një fazë të nxehtë.

"Kjo Gjykatë me ftesat e fundit dërguar njerëzve të cilët kanë qenë pjesë e hierarkisë së lartë të UÇK-së, sidomos atyre që është quajtur edhe si Shtabi i Rognerit në Tiranë, tashmë ka hyrë në një fazë të nxehtë, që tregon seriozitetin e procesit dhe punës së kësaj Gjykate, e cila pa dyshim se do të ndihmoj jo vetëm që te implikuari në vepra kriminale gjatë periudhës së luftës dhe të pasluftës, sidomos në vrasjet politiketë marrin dënimin e merituar, po ashtu do të ndihmoj edhe çlirimin e vendit nga krimi i organizuar dhe do të hapë perspektivë të zhvillimit të Kosovës në të gjitha sferat , por t’i hap rrugë një shoqëri me ambicie për të qenë shoqëri funksionale, aspirate për integrime euro-atlantike", ka potencuar Haziri për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Haziri tha se letra e Ibrahim Kelmendit, ish veprimtarit të LPK-së përbën edhe një dëshmi për Gjykatën Speciale.

"Letra e ish veprimtarit të LPK-së, dikur bashkëpunëtor i presidentit Thaçi, Ibrahim Kelmendi, dërguar prokurorisë së Gjykatës Speciale më të cilën ai akuzon drejtpërsëdrejti presidentin Hashim Thaçi për një vrasje, përbën edhe një dëshmi për Gjykatën Speciale, pasi kjo akuzë vie nga një njeri që ka qenë pjesë e organizimeve të përbashkëta me Thaçin që nga vitet ’90-ta", shtoi Haziri.

Haziri shtoi se kjo letër dëshmon edhe një fakt tjetër, që sipas tij, atë kohë "komandantët" kanë qenë afër njëri-tjetrit.

“Përtej kësaj kjo letër dëshmon edhe një fakt tjetër, se ish eksponentët e UÇK-së, “komandantët” dhe të tjerët që kanë qenë afër tyre, në vazhdimësi kanë spinuar njëri-tjetrin për krime dhe vepra të tjera kriminale në luftën special që kanë zhvilluar për ta eliminuar njëri-tjetrin nga pushteti dhe rivalët në biznese e trafiqe të paligjshme nga të cilat kanë përfituar pasuri marramendëse”, përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)