E vërteta e helmimit në QNR, eksperti i sigurisë jep lajmin e keq për Kosovën

  • 23 October 2019 - 07:47
E vërteta e helmimit në QNR, eksperti i sigurisë jep lajmin e keq për Kosovën

“Aktualisht, kapacitetet e dijes dhe teknike të institucioneve tona shëndetësore janë minore për të izoluar agjensat e kësaj kategorie, kuptohet nëse ato janë përdorur. Tani për tani, e vetmja gjë që sistemi jonë i sigurisë duhet të ndërmarr është që së pari të vlerësojë realisht qëllimin armiqësor që Serbia ka në drejtim të Kosovës, së dyti, t’i vlerësoj realisht kapacitetet e saja në funksion të këtij qëllimi armiqësore të cilin është duke e realizuar përmes luftës speciale, dhe së treti, t’i zhvilloj kapacitetet e saj për përballimin e kësaj lufte të sofistikuar”, tha Kajtazi për “Kosova sot Online”.

Shpërthimi i skandalit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve me kontaminimin e stafit nga zarfet me vota që erdhën nga Serbia, po vazhdon të mbetet një enigmë e pa zbuluar për institucionet e Kosovës, ato shëndetësore dhe të hetuesisë, sa i takon përmbajtjes së helmit, llojit dhe rrezikut, afatgjatë apo afatshkurtër që paraqet për personat e prekur nga ky rast.

Rreth analizave të para në ISHP kemi pasur dy versione kontradiktore të analizës, i pari se nuk ka shenja dhe simptome të përmbajtjes së helmeve, kurse i dyti kinse bëhet fjalë për helme që përdoren në kulturat bujqësore.

Prokuroria e Kosovës ka kohë që deklarohet se po i vazhdon hetimet, kurse mostrat e zarfeve nga Serbia, sipas Prokurorisë janë dërguar për ekzaminim në një prej laboratorëve në Evropë, por nuk saktësohet në cilin shtet dhe çfarë niveli të ekspertizës bëhet fjalë.

E lidhur me këtë proces në hetim, për “Kosova Sot Online” ka folur eksperti i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi, i cili e sheh si tepër të vështirë, për të mos thënë të pa mundur, zbulimin e së vërtetës së plotë rreth këtij rasti, që mbetet akoma shqetësues për opinion publik kosovar.

Image
Fadil Kajtazi

Kajtazi se Kosova nuk kapacitete për të zbuluar këto helme.

“Tani krejt ajo për të cilën mund të flitet është vetëm për faktin se Serbia ka trashëguar nga ish Jugosllavia dije dhe kapacitete të mëdha për prodhimin dhe përdorimin e materieve kimike, me efekte shkatërruese, që njihen si armë kimike, që janë përdorur në disa raste si mjet provokimi për situatën dhe kanë mbetur të pa kapshme dhe të pa zbuluara në lloj dhe përmbajte. Është e njohur se gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, shërbimi inteligjent jugosllav SDB, i ka modifikuar këta agjenda kimik për qellim të zhvillimit të luftës speciale kundër emigracionit politik kroat dhe shqiptar që vepronte në perëndim. Ajo që është e dokumentuar, është fakti i sulmit terrorist në Panairin ndërkombëtar të Librit në Frankfurt të realizuar nga SDB në shtator të 1987, me anë të ampulave kundërmuese. Ampulat kundërmuese të hedhura në panairin e librit në Frakfurt ishin prodhuar në laboratorët special të SDB, dhe kishin efekt kundërmimi aq të lartë sa që autoritetet gjermane u detyruan ta mbyllin panairin dhe nuk arritën që ta izolojnë materien kundërmuese, edhe pse posedonin laboratorë të sofistikuar”, tha Kajtazi për “Kosova Sot Online”.

Nisur nga ky shembull konkret, eksperti i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi nuk pret që në kushtet që ka Kosova, të arrij që ta konstatojë të vërtetën e plotë rreth këtij rasti, dhe të paraqitet me të dhënat konkrete të përmbajtjes dhe pasojave që mundë të rrjedhin në të ardhmen për të infektuarit me këtë lloj helmi.

“Aktualisht, kapacitetet e dijes dhe teknike të institucioneve tona shëndetësore janë minore për të izoluar agjensat e kësaj kategorie, kuptohet nëse ato janë përdorur. Tani për tani, e vetmja gjë që sistemi jonë i sigurisë duhet të ndërmarr është që së pari të vlerësojë realisht qëllimin armiqësor që Serbia ka në drejtim të Kosovës, së dyti, t’i vlerësoj realisht kapacitetet e saja në funksion të këtij qëllimi armiqësore të cilin është duke e realizuar përmes luftës speciale, dhe së treti, t’i zhvilloj kapacitetet e saj për përballimin e kësaj lufte të sofistikuar”, theksoi Fadil Kajtazi për “Kosova sot Online”.

Sipas tij, arritja e këtyre objektivave nuk është edhe aq çështje e lehtë, pasi kjo mund të bëhet vetëm nëse sistemi i sigurisë ofron në kuadër të tij specialist të përkushtuar në vendet e duhura, duke mënjanuar ndërhyrjet politike dhe nepotizmin nga i cili është duke lënguar.

Përndryshe, sipas Kajtazit, Kosova do të përballet në të ardhmen me rreziqe nga më të ndryshmet, të pa parashikuara.

(Kosova Sot Online)