Horror/ 39 persona të vdekur brenda një kamioni, mes tyre një adoleshent. Arrestohet shoferi, dalin detajet e para

  • 23 October 2019 - 11:19
Horror/ 39 persona të vdekur brenda një kamioni, mes tyre një adoleshent. Arrestohet shoferi, dalin detajet e para

Policia britanike i ka nisur hetimet për vrasje të shumëfishtë pasi trupat e pajetë të 39 njerëzve u gjetën në brendësi të një kamioni, i cili vozitej nga një burrë 25 vjeç nga Irlanda Veriore.

Policia e rajonit Essex njoftoi se viktimat u gjetën në parkun industrial në Waterglade. Në mesin e viktimave ishte edhe një adoleshent.

“Ky është një incident tragjik, ku një numër i madh i njerëzve e kanë humbur jetën. Ne i kemi nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha zyrtari policor Andreë Mariner. 

“Besojmë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në territorin tonë të shtunën. Jemi në procesin e identifikimit të viktimave, por ai mund të marrë kohë. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë për hetimin e këtij rasti”, shtoi ai.

Policia njoftoi se e ka arrestuar shoferin e kamionit dhe e ka dërguar në mbajtje, duke njoftuar se skena ku u gjet kamioni do të jetë e mbyllur për qarkullim dhe për këtë e kërkoi mirëkuptimin e banorëve lokalë, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)