Ja kush e thotë: Thaçi dhe Veseli janë intervistuar nga Gjykata Speciale, detajet...

  • 23 October 2019 - 14:21
Ja kush e thotë: Thaçi dhe Veseli janë intervistuar nga Gjykata Speciale, detajet...

Gjykata Speciale nuk ka të ndalur. Ajo në ditët e fundit ka shpeshtuar ftesat për persona të ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe ish komandantin kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylen.

Prokuroria e Specializuar deri më tash, ka ftuar për intervistim mbi 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. Kurse nga OVL e UÇK-së për ditët në vijim janë paralajmëruar edhe arrestimet e para nga Gjykata Speciale.

E sipas analistit politik Faton Mehmeti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tashmë janë intervistuar nga Gjykata Speciale. 

Image
Faton Mehmeti

”Besoj se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë intervistuar nga Gjykata Speciale, megjithatë arrestimi i tyre nuk ndodh për momentin. Megjithatë duket se do të jetë i pashmangshëm që të ndodh arrestimi i tyre, nëse nuk ndodh një gjë e tillë faktikisht edhe Gjykata Speciale është pasi pikërisht për Thaçin edhe është ngritur kjo Gjykatë", tha Mehmeti për "Kosova Sot Online".

Sipas Mehmetit, Hashim Thaçi është caku kryesor i Speciales, dhe si i tillë duhet të arrestohet.

"Dihet se gjithë Gjykata është ngritur mbi dyshimet e Dick Martyt ndaj Hashim Thaçit, i cili duhet te jetë koka e madhe që do arrestohet. Thaçi është personi kryesor në këtë proces, prandaj edhe ka bërë shumë manipulime qe t'i ik arrestimit me kompromise me Vuçiqin, por fatmirësisht pa arritur sukses. Çdo dështim i ndarjes së Kosovës është arrestim për Thaçin, i cili tentoj të jap tokë që Serbia të tërheq akuzat, kur dihet se tërë akuzat e Dick Martyt janë hartuar nga prokuror serb. Prandaj, Thaçi duhet dhe besoj se do arrestohet, por jo këtë vit", përfundoi analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)