Tragjedia e dyfishtë e familjes Aliu, Shqipdoni u gjet i vdekur në vendin ku i kishte punuar babai

  • 23 October 2019 - 15:34
Tragjedia e dyfishtë e familjes Aliu, Shqipdoni u gjet i vdekur në vendin ku i kishte punuar babai

As një metër nuk i ndanë nga vendi ku ata dy pushojnë përjetësisht.  Babë e bir nga fshati Gadime e Poshtme e Komunës së Lipjanit u varrosën brenda katër ditëve. Nevzat Aliu 56 vjeçar, e humbi jetën pas një beteje një vjeçare me kancerin, e i biri i ti i vetëm, Shqipdoni 24-vjeç po dyshohet se kreu vetëvrasje pak ditë pasi e humbi babanë.  Shqipdoni u gjet pa shenja jetë në mbrëmjen e së hënës në vendin ku prindi i tij i ndjerë kishte punuar për vite me radhë- në gurëthyesin e Gadimes. Media sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy viktimave. Nga aty sjellë rrëfimin e dhimbshëm të familjarëve për gjithë ngjarjen.

E mbyllën një të pame, e menjëherë pas saj e hapën tjetrën. Një histori e trishtueshme e ka përcjellë familjen Aliu nga fshati Gadime e Poshtme e komunës së Lipjanit. Kryefamiljari i kësaj familje, Nevzat Aliu, para një viti u diagnostikua me kancer. Me këtë sëmundje të rëndë luftoi për më shumë se 12 muaj.

Por kur gjendja e tij shëndetësore kishte filluar që t’i përkeqësohej, kishte qenë djali i tij i hasretit, Shqipdoni, ai i cili po e përjetonte më së rëndi gjithë sëmundjen e babait i cili i ndërroi jetë në javën e tretë të muajit tetor.

Babai i Shqipdonit, Nevzati, kishte qenë në ditët e fundit të jetës së tij, në momentin kur i biri, Shqipdoni doli nga shtëpia për mos t’u kthyer më. Momentet e fundit të jetës së prindit sic duket ai nuk mundi që t’i përjetonte.

Më 14 tetor kishte dalë nga shtëpia, e aty Shqipdoni u kthye vetëm pas 10 ditëve, por fatkeqësisht i vdekur.

Varrezat e fshatit pu pushojnë babe e bir

Media  sot ka qëndruar në Gadime të ulët. Aty ku familja po e mbante ditën e parë të së pamës për djalin e tyre të vdekur.

Familja e Shqipdonit, nuk po beson se birin e tyre mund ta ketë vrarë dikush. Sipas tyre, gjendja emocionale e Shqipdonit, kohëve të fundit ka qenë pak e trishtueshme. Kjo për arsyen e vetme sipas tyre-, sëmundjen e babait.

Ata deklarojnë se me aq sa dinë, djali i tyre, nuk kishte pasur probleme me askënd.

“As vet nuk po e kuptojmë se si ka ndodhë e gjithë kjo ngjarje. Djali ka dal prej shtëpisë më 14 tetor. Na kishte thënë se po del me e kry një punë. Por nga ai moment më nuk u kthy. Ka qenë i mërzitur, se babën e vet e kanë diagnostikua me kancer para një kohe”, ka deklaruar daja i tashmë të ndjerit.

E Shqipdoni u gjet pa shenja jete në vendin ku pikërisht kishte punuar për vite me radhë prindi i tij, i cili tashmë ka vdekur. Në gurthyes në Gadime.

Familja e tij po besojnë se djali ka kryer vetëvrasje.

“Po e presim policinë. Po thonë që ka kry vetëvrasje, mund të jetë e vërtetë. Ai e ka dashtë shumë babën e vet. U kanë djal hasreti”, tregon familjari i 24-vjecarit të ndjerë.

E i ndjeri, Shqipdon Aliu, sic duket pas vetës ka lënë disa mesazhe. Sipas banorëve të fshatit, në disa incizime që ai i ka lënë në telefon thuhet se përmes tyre i ka shprehur dashurinë prindërve të tij dhe se ka treguar gjendjen e rëndë emocionale.

“Ju kam dashtë. Zemra më është therë”, besohet se janë mesazhet që Shqipdoni ia kishte përçuar familjes.E në vendin ku u gjet pa shenja jetë Shqipdoni, banorët kanë hasur në telefonin e tij, një shkrepës dhe një paketë të thatë me cigare.

Me gjithë këtë rast, tashmë është duke u marrë edhe Prokuroria e Shëtit. Ndërkohë autopsia tashmë i është bërë trupit të pajetë të Shqipdonit 24-vjecar.

Rezultati i saj pritet që të bëhet publik gjatë kësaj javë.

Shqipdoni ishte djali i vetëm i familjes Aliu. Prindi i tij, Nevzati ndërroi jetë para pak ditëve. Ata lan pas një vajzë 10-vejcare dhe gruan. Nga rrethi i tij, Shqipdoni është shquar si djalë punëtor dhe me sjellje shembullore. Kishte punuar për vite me radhë si dizajner grafik.

(Kosova Sot Online)