Vëllezërit rrahin motrat, arrestohen

  • 23 October 2019 - 15:50
Vëllezërit rrahin motrat, arrestohen

Në dy raste të ndara, në Prishtinë dhe Graçanicë, policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kishin rrahur fizikisht motrat e tyre.

Prishtinasi është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

“Prishtinë 22.10.2019 – 07:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Njëjtq është veprjuar edhe me të dyshuarin nga Graçanica, ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 22.10.2019-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij femër K/Serbe”, thekson raporti.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)