Thirrja urgjente për Prokurorinë: Të hetohet dhe burgoset Shpend Ahmeti

  • 23 October 2019 - 16:39
Thirrja urgjente për Prokurorinë: Të hetohet dhe burgoset Shpend Ahmeti

“Shpendi dhe dy Dardanet janë treshja më e rrezikshme, që kanë bashkëvepruar kriminalist, duke i mundësuar nëntokës kriminale marrëveshjen rregullative, për lejet e ndërtimit, për marrëveshjet e ndërtimit me PPP duke i përdorur tokat publike të Prishtinës për nevojat e mafio-oligarkëve ose " CEO-n e nëntokës kriminale të ndërtimit " në kryeqytet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Humbja në zgjedhjet 6 tetorit e PSD-së, në të cilin gjetën strehë deputetët ikanak nga Lëvizja Vetëvendosje dhe të prirë nga Shpend Ahmeti, sipas analistëve politikë është edhe humbje e mandatit të kryetarit të Prishtinës, prandaj Ahmeti ose duhet të largohet vullnetarisht, ose duhet të shkarkohet nga asambleja komunale, sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Kështu thotë analisti i njohur, Dardan Grapci, sipas të cilit, debaklin e madh që pësoi Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit, madje edhe duke qenë në krye të Prishtinës, është kryekëput si pasojë të qeverisjes së keqe, degradimit total të Prishtinës në mandatin e tij qeverisës për 6 vjet, dhe lidhjen e thellë me oligarkët e inkriminuar për pazare të pista e në dëm të interesit publik, duke tradhtuar kështu votën qytetare dhe duke menduar vetëm për përfitime personale dhe të grupit që e mbështetë Shpend Ahmetin.

Image
Dardan Grapci

“Mendoj që Shpend Ahmeti, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, më nuk duhet ta vazhdoj detyrën e tij si Kryetar i Prishtinës, sepse ai në këto zgjedhje nuk fitoj as votat e mjaftueshme për deputet, gjë që e humbi legjitimitetin qytetar si kryetar komune, duke e ditur që postin e ka fituar përmes partisë së LVV-s e jo PSD-s ku është sot. Prandaj çdo projekt që është autorizuar pas datës 6 tetor 2019 duhet të shpallet jo legjitim edhe të anulohet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se tani vlerësimi i situatës në të cilën gjendet Shpend Ahmeti pas humbjes së zgjedhjeve, dhe duke llogaritur e analizuar edhe pasojat që ja ka sjellë Prishtinës me keq qeverisje në vitet e kaluara, duhet të bëhet nga asamblistët e Prishtinës, dhe ata të vendosin për marrjen e mandatit të kryetarit, kurse policia dhe prokuroria të merren me të për lidhjet me krimin.

“Sipas ligjit te Kosovës dhe Kushtetutës, asambleja komunale e Prishtinës duhet ta shkarkoj urgjentisht nga pozita e Kryetarit te Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmetin. Sa i përket përfshirjes së tij kriminale për bllokimet dhe nënshtrimin e tij ndaj nëntokës kriminale, duhet të merret me të fillimisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Kosovës, e jo ta lejojnë të lirë që ta ushtroj detyrën e tij si Kryetar i Komunës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Mirëpo sipas Grapcit, nuk është i vetëm Shpend Ahmeti që duhet të përgjigjet për lidhjet me krimin para organeve të drejtësisë. Për ndjekje nga Ligji, sipas Grapcit ka mjaft argumente edhe për zyrtar të tjerë, qoftë në mandatin e Shpend Ahmetit apo edhe të mëhershëm, që lidhjen kriminale e kanë dorëzuar “vazhdimësi” në mandatin e Shpend Ahmetit.

“Dardan Sejdiu dhe Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti dhe Sami Hamiti duhet të hetohen nga Policia e Kosovës për të gjithë ato negociata kriminale që i kanë zhvilluar me krimin e organizuar që nga vitet 2013/2014 e deri më sot, e ku mendoj që kjo lojë kriminale ende nuk ka përfunduar. Shpendi dhe dy Dardanet janë treshja më e rrezikshme, që kanë bashkëvepruar kriminalist, duke i mundësuar nëntokës kriminale marrëveshjen rregullative, për lejet e ndërtimit, për marrëveshjet e ndërtimit me PPP duke i përdorur tokat publike të Prishtinës për nevojat e mafio-oligarkëve ose "CEO-n e nëntokës kriminale të ndërtimit" në Kryeqytet”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Grapci, një dëshmitar besnik që duhet të rrëfen për të bërat kriminale të Shpend Ahmetit dhe grupit të tij, e që duhet të dëshmojë para Prokurorisë, është kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili ka shpjeguar shumë qartë se si funksionon Prishtina me takimet e fshehta të mafio-oligarkëve, me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqaj nëpër podrumet e ndryshme, që nga viti 2013 e deri me sot 2019.

“Prandaj Shpend Ahmeti, dy Dardanet dhe Sami Hamiti, pas të gjitha këtyre marrëveshjeve kriminale për marrëveshjet për ndërtim me PPP, duhet te arrestohen, dhe personat të cilët kanë qenë të kërcënuar dhe shantazhuar nga kjo katërshe kriminale të dëmshpërblehen direkt nga Komuna e Prishtinë. Duhet shtuar pyetja serioze: Kur do të ndodhë që Prishtina të merr frymë lirshëm?... kur do të filloj arrestimi i këtyre personave që kanë planifikuar dhe po planifikojnë edhe më tutje shkatërrimi total të zonës urbanistike në Prishtinë? Për këtë është vetëm një përgjigje: Kur të gjithë ata polic të korruptuar, gjyqtar, avokat dhe prokuror të korruptuar, largohen nga puna dhe dënohen sipas ligjit VETTING, dhe derisa kjo nuk ndodhë, jo vetëm Prishtinën por e gjithë Kosova do jetë në terr kriminal dhe qytetarët do të vazhdojnë të nënshtrohen akoma, të bëhen skllave të barbarëve të korruptuar”, përfundoi analisti Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )