Akuzë e rëndë e Kelmendit: Ja vrasja për të cilën u arrestua Hashim Thaçi, por e liroi...

  • 23 October 2019 - 17:18
Akuzë e rëndë e Kelmendit: Ja vrasja për të cilën u arrestua Hashim Thaçi, por e liroi...

“Hetuesia, e ngarkuar nga Prokurori i Specializuar, bën hetimin, gjykata vetëm e shqyrton akt-akuzën, nëse do ta ngrit Prokurori i Specializuar. Unë i kam bërë kërkesë publike, që ta procedon "zhdukjen" e Behajdin Allaqit, duke shfaq dyshimin se autor i krimit duhet të jetë Hashim Thaçi”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ka një kohë të gjatë që kanë filluar dhe nuk po ndalen, akuzat e kundër akuzat e Hashim Thaçit me Salih Berishën për vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë e pas luftës, e veçmas për atë se kush e vrau Ali Ukën…se kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit.

Hashim Thaçi po vazhdon ta akuzojë Salih Berishën, ndërkaq Berisha po e akuzon Thaçin se është "argat i Beogradit dhe u Vuçiçit, mjeran i damkosur dhe se shkoi deri në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij". E lidhur me krejt këto akuza mes Thaçit dhe Berishës, për “Kosova Sot Online”, ka folur ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, i cili së fundi i kërkoi publikisht Gjykatës Speciale që ta hetojë Hashim Thacin.

Ai thotë se nuk e di kush e vrau Ali Ukën, por se janë disa dyshime që qojnë për involvim të Hashim Thaçit në këtë krim lufte.

“Nuk e di se kush e ka vra, por me që ka rastis të jem pjesëmarrës në një seancë të shpifur gjyqësore në Gjykatë në Tiranë, aty doli me dyshime, se kushërini i Ali Ukës po dënohej, viktimizohej, për të fshehur vrasësin e vërtet - që duhet të ketë qenë Hashim Thaçi. Hashimin e patën arrestuar atëherë si të dyshuar, por pat ndërhy i "madhi" Xhavit Haliti që ai të lirohej. Me vjen keq që familjarët e Ali Ukës nuk kanë qenë në gjendje të sfidojnë procesin e montuar gjyqësor”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Se a do të zbulohet apo jo nga Gjykata Special, sipas Kelmendit përsëri mbetet një çështje që mbetet në pritje të kohës.

“Hetuesia, e ngarkuar nga Prokurori i Specializuar, bën hetimin, gjykata vetëm e shqyrton akt-akuzën, nëse do ta ngrit Prokurori i Specializuar. Unë i kam bërë kërkesë publike, që ta procedon "zhdukjen" e Behajdin Allaqit, duke shfaq dyshimin se autor i krimit duhet të jetë Hashim Thaçi”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, sipas Kelmendit, akuzat Salih Berishës kundër Thaçit së është "argat i Beogradit dhe u Vuçiçit, mjeran i damkosur që shkoi në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij”, është "lojë pingpongu" në mes të, siç i quan ai “dy kuislingëve të Beogradit, që seriali i tyre të prodhojë sa më shumë mjegullnajë kolorite”.

Sipas tij, do të ishte një sukses i madh nëse Gjykata Speciale e zbulon të vërtetën dhe e gjykon atë për krimet që po përfliten, por do të ishte dështim i madh nëse nuk arrin ta bëjë atë.

“Nuk e di. Uroj të ketë guximin, vullnetin e mirë dhe korrektësinë, për të hetuar vrasjet, të cilat nuk po guxojnë t'i hetojnë e gjykojnë kompetentët e Drejtësisë së kapur të Republikës së Kosovës”, përfundoi Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)