Paralajmëron Sylë Tahirsylaj, moti do të ndryshojë në fund të javës

  • 23 October 2019 - 18:13
Paralajmëron Sylë Tahirsylaj, moti do të ndryshojë në fund të javës

Vera e gjatë e këtij viti pritet të përfundojë në fund të kësaj jave.

Kështu parlajmëron eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj.

Ndryshe,sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këtë verë 13 gushti ka qenë dita më e nxehtë e vitit 2019, temperatura atë ditë ka shënuar 38 gradë celsius.

(Kosova Sot Online)