Gëzim Kelmendi përkrah Erdoganin në sulmet e tij mbi kurdët

  • 23 October 2019 - 21:26
Gëzim Kelmendi përkrah Erdoganin në sulmet e tij mbi kurdët

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka folur edhe për sulmet e forcave turke mbi kurdët në territorin e Sirisë. Turqia që një kohë ka filluar sulmet mbi kurdët, prej që SHBA vendosi të largoj trupat nga ky vend. Kelmendi i mbron sulmet e Turqisë mbi kurdët.

“Turqia po sulmon organizatën terroriste YPG”, thotë Kelmendi, ndonëse militantët turqë kanë vrarë edhe fëmijë dhe kanë përdhunuar e vrarë një politikane kurde. Po ashtu mijëra kurdë janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre.

“Erdogan po mbron interesat e Turqisë”, shton ai.

“Pse askush nuk po flet për sulmet në Siri nga bota. Kjo sepse turqit kanë të drejtë në sulmet e tyre”.

(Kosova Sot Online)