Në shenjë proteste: LDK dhe Nisma tërheqin nga QNR komisionerët

  • 23 October 2019 - 21:51
Në shenjë proteste: LDK dhe Nisma tërheqin nga QNR komisionerët

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave.

Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme. Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza.


(Kosova Sot Online)