Pas debaklit në zgjedhje, Shpend Ahmetit i kërkohet dorëheqja

  • 24 October 2019 - 07:39
Pas debaklit në zgjedhje, Shpend Ahmetit i kërkohet dorëheqja

“Pas debaklit të thellë të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 6 tetorit, mendoj se Shpend Ahmeti është jo legjitim, për çfarëdo projekti në Komunën e Prishtinës. Dhe, pos këtij debakli, ai duhet urgjentisht të ikë ose të shkarkohet nga Asambleja Komunale, kur besa ai duhet edhe të përgjigjet për të bëmat kriminale, për bllokimet dhe për nënshtrimin e tij ndaj "nëntokës kriminale””, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend dhe ekspertët e legjislacionit elektoral, po vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre që të iniciohet pa vonesë marrja e mandatit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas analistëve, Ahmeti pasi u kandidua për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe nuk arriti të marr as minimumin e votave që ia mundësojnë marrjen e postit të deputetit, ai nuk e ka më as legjitimitetin për ta drejtuar komunën e Prishtinës.

Image
Bislim Aliu

Lidhur me këtë çështje për “Kosova Sot Online” është deklaruar analisti politik dhe njohësi i proceseve elektorale, Bislim Aliu.

Aliu thotë se është e domosdoshme që pas humbjes dhe dështimit katastrofal të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 6 tetorit, të kërkohet largimi i tij nga pozita e kryetarit, respektivisht të iniciohet procedura e shkarkimit me votë.

Aliu mendon se marrja e mandatit të kryetarit të komunës ndaj Shpend Ahmetit, duhet të ndodhë pasi atë e dënoi edhe qytetari.

“Pas debaklit të thellë të Shpend Ahmetit në zgjedhjet e 6 tetorit, mendoj se Shpend Ahmeti është jo legjitim, për çfarëdo projekti në Komunën e Prishtinës. Dhe, pos këtij debakli, ai duhet urgjentisht të ikë ose të shkarkohet nga Asambleja Komunale, kur besa ai duhet edhe të përgjigjet për të bëmat kriminale, për bllokimet dhe për nënshtrimin e tij ndaj "Nëntokës kriminale", e cila po e udhëheq dhe po punon për të, e sidomos nga viti 2015 e deri më sot, kur filluan plasaritjet dhe përplasjet me kreun e LVV Albin Kurtin, kur Shpend Ahmeti me dy dardanët kishin bërë marrëveshje me "nëntokën kriminale të ndërtimit" dhe kanë bërë shumë shkelje në këtë drejtim”, tha analisti Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, marrëveshja ishte shumë e detajuar dhe mbi bazën e saj plotësoheshin edhe interesat e parapërcaktuara të kryetarit Ahmeti, me grupin e tij.

“Tek kjo marrëveshje, me nëntokën kriminale, kishin precizuar rregullat e "Lojës së madhe kriminale" për tërë Kryeqytetin, ashtu që të gjitha vendimet janë marrë për gjithçka; për planet rregullative, për lejet e ndërtimit, për marrëveshjet e ndërtimit me "PPP", duke përdorur tokat publike të komunës për nevojat e mafio-politikanëve kryesor, që përbëjnë edhe organin më të lartë të "CEO-n e nëntokës kriminale të ndërtimit". Ndaj, për këtë, janë zgjedhur njerëzit më të besueshëm të mafio-politikës në majat e pushtetit komunal, të pushtetit në qeverinë e Kosovës, në Kuvend dhe deri në Presidencën e vendit”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Aliu thotë se grupi i Shpend Ahmetit ka pasur autorizime të drejtpërdrejta për lidhjet me oligarkët, për t’i zhvilluar të gjitha negociatat në projekte të ndryshme për përfitim dhe pasurim grupor e individual, edhe pse në dëm të interesit publik dhe detyrës zyrtare, denoncim të cilin e ka bërë publik edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Pas ardhjes së Shpend Ahmetit në pushtet përmes LVV, Shpendi e kishte autorizuar Dardan Sejdiun si "Një shef të krimit të organizuar dhe koordinator me organin "CEO i nëntokës kriminale të Ndërtimit". Për këtë, e shpjegoi edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili e din shumë mirë se si funksionon Prishtina, me takime të fshehta të mafio-oligarkëve me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn nëpër podrume të ndryshme që nga viti 2013 e deri më sot, për 6 vite me radhë. Opinioni i gjerë ka pas rast të dijë se kishin në plan që të zhvatin edhe tokat e fundit publike ko9munale tek Boro-Ramizi rreth 4 hektarë tokë në qendër të Prishtinës, përmes marrëveshjeve "PPP". Mandej planifikonin rreth 15 hektarë te Stacioni i Autobusëve, mandej 4 hektar te Fakulteti Filozofik dhe të tjera”, thotë analisti Aliu për “Kosova Sot Online”.

“Kjo lidhje e rrjetit kriminal po vazhdojnë për rreth 12 vite me radhë, duke përfshirë edhe mandatin e kaluar kur ishte LDK në qeverisje, për ti bllokuar kriminalisht edhe pronat individuale të pronarëve privat, duke mos lejuar ndërtimin e tyre dhe duke kërcënuar dhe shantazhuar që pronat e tyre, t'ua kalojnë në pronësi të mafio-oligarkëve të inkriminuar, ku edhe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu e kanë marrë tallin dhe ryshfetin milionësh prej tyre! Për këtë lloj abuzimi, janë deponuar edhe kallëzimet penale në institucionet e zbatimit të ligjit, por ato akoma nuk janë duke vepruar, sepse nuk ka informata për publikun rreth këtyre rasteve Zatën për këto veprime jo të ligjshme, qytetarët e Prishtinës, kanë ngritur kallëzime penale kundër kësaj dysheje kriminale në prokurorinë Speciale, për më shumë se 2 vitesh. Por më kot prokuroria deri më sot fare nuk ka lëvizur në këtë drejtim”, përfundoi analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)