Akuzat tronditëse për vrasje mes Thaçit dhe Berishës, shpresa e vetme Gjykata Speciale

  • 24 October 2019 - 07:43
Akuzat tronditëse për vrasje mes Thaçit dhe Berishës, shpresa e vetme Gjykata Speciale

“Kështu që akuzat e kundër akuzat e Hashim Thaçit dhe Salih Berishës, bindin edhe një herë më tepër, të gjithë opinionin publik shqiptar, se vërtetë ato janë plotësisht të bazuara dhe do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të akteve të tyre makabre. Por përkundër të gjithave sa kanë ndodhur, përderisa sistemi i kapur i drejtësisë nuk funksionon sipas ligjit, në Kosovë as Shqipëri, e vetmja shpresë për shqiptarët, ka ngelur Gjykata Speciale, që të zbulojë se kush e vrau gazetarin Ali Uka dhe kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e luftëtarit dhe komandantit të UÇK-së nga Prizreni, Behajdin Hallaqi”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ka një kohë të gjatë që kanë filluar dhe nuk po ndalen, akuzat e kundër akuzat e Hashim Thaçit me Salih Berishën për vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë e pas luftës, e veçmas për atë se kush e vrau Ali Ukën…se kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit.

Hashim Thaçi po vazhdon ta akuzojë Salih Berishën, ndërkaq Berisha po e akuzon Thaçin se është "argat i Beogradit dhe u Vuçiçit, mjeran i damkosur dhe se shkoi deri në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij".

Në krejt këtë përplasje të madhe, deri tek akuzat për vrasjet, analistët politikë dhe njohës të këtyre rrethanave të kohës, të vetmen shpresë e kanë tek Gjykata Speciale, pasi e ka nisur një proces të hetimit dhe ndjekjes, e ku përveç akuzave dhe dyshimeve të pa bazuara për krimet ndaj serbëve, një segment i veçantë përfshin edhe vrasjet politike gjatë dhe pas luftës, sipas mandatit ligjor të dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri, duke folur për këto çështje tepër të ndjeshme, akuza publike mes figurave të larta të politikës dhe institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria, dëshmitar dhe veprimtar të kohës, nuk është optimist se ato mundë të trajtohen si duhet nga gjykatat vendore në Shqipëri dhe Kosovë, por vetëm nga Specialja.

“Fatkeqësisht motoja "vrajë natën e qajë ditën", është moto e njohur e sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe veprim i qëllimshëm i vrasësve konspirativ, për të mbuluar gjurmët e krimeve të veta të pa skrupullta e makabre. Sipas asaj që po ndodhë, mjerisht duket se që të dytë janë vrasës ordiner, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, ndaj dhe ka vite të tëra që thuhet, shkruhet e flitet publikisht se njëri vrau Remzi Hoxhën e tjetri Ali Ukën dhe Behajdin Allaqin etj. Kështu që akuzat e kundër akuzat e Hashim Thaçit dhe Salih Berishës, bindin edhe një herë më tepër, të gjithë opinionin publik shqiptar, se vërtetë ato janë plotësisht të bazuara dhe do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të akteve të tyre makabre. Por përkundër të gjithave sa kanë ndodhur, përderisa sistemi i kapur i drejtësisë nuk funksionon sipas ligjit, në Kosovë as Shqipëri, e vetmja shpresë për shqiptarët, ka ngelur Gjykata Speciale, që të zbulojë se kush e vrau gazetarin Ali Uka dhe kush urdhëroi arrestimin dhe zhdukjen e luftëtarit dhe komandantit të UÇK-së nga Prizreni, Behajdin Hallaqi”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për aq më keq, sipas Gani Qarrit, për të mbuluar aktet e tyre të kobshme, Hashim Thaçi akuzon Salih Berishën për vrasjen e Remzi Hoxhës, ndërkaq Berisha akuzon Thaçin për vrasjen e shokut të dhomës, gazetarin e luftës Ali Ukën.

“Madje Berisha shkon edhe më larg, sa që akuzon në mënyrë publike kuislingun Hashim Thaçi, se është "argat i Beogradit dhe Aleksandër Vuçiçit, e mjeran i damkosur që shkoi në samitin e Berlinit për të shitur edhe tokat e vendit të tij". Për të gjitha këto tema të hapura, gjykatat vendore i kanë duart e lidhura nga politike dhe nuk mundë të veprojnë, por këtë zbardhje të së vërtetës së plotë, mbase do e bëjë një gjykim i drejtë dhe i pa varur vetëm nga Specialja. Ndaj në gjendjen kaotike ligjore, në të cilën ndodhen Shqipëria dhe Kosova,vetëm Gjykata speciale mund të guxojë, të zbardhë vrasjet e lartcekura si dhe shumë vrasje të tjera, tash e dy dekada të pa zbuluara, përndryshe serish të gjitha këto vrasje dhe akte tjera kriminale, do të mbesin pa iu gjetur dorasit, nxitësit as autorët e tyre”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)