Helmimi në QNR, zbardhet i gjithë skenari: Ja prapaskena kriminale

  • 24 October 2019 - 07:47
Helmimi në QNR, zbardhet i gjithë skenari: Ja prapaskena kriminale

“Tash pjesa më e madhe e opinionit kosovar nuk e di se çka po ndodhë. Kush u helmua, kush ishin në spital për shërim? Si ishte puna e këtij helmi? Kur duhet të shpallet publikisht ai lloj helmi dhe kush e bëri? Të gjitha këto janë pyetje që nuk është marrë përgjigje si duhet deri më tash. Nëse dikush del e thotë një variant, dhe një i dytë një mendim e vlerësim tjetër për këtë rast, atëherë shihet qartë se ky rast është i manipuluem dhe i përgatitur”, tha Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Derisa nuk ka asnjë rezultat përfundimtar të analizave për konstatimin e përmbajtjes së helmit, i cili u tha ditë më parë se shpërtheu nga zarfet me vota të ardhura nga Serbia, analistët politikë dhe të sigurisë kanë filluar të dyshojnë në një skenar që mundë të jetë përgatitur për lojë të pistë, dhe të pa sinqertë nga politika për ta abuzuar edhe rezultatin zgjedhor në favor të atij apo këtij subjekti politik, kinse në pritje të analizave finale laboratorike.

Image
Shefik Shkodra

Lidhur me këtë mjegull që po krijohet tani, analisti politik, Shefik Shkodra thotë se është e pa kuptueshme se cili është qëllimi që po synohet të arrihet, duke mos i hedhur tërësisht ato vota si të pa vlefshme.

“E cili qëllim do të arrihet, ai i manovruesve' nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj, apo qëllimi dhe interesimi qytetarëve të Kosovës për formuar qeverinë e vetë..? Për kaq kohë pas votimit, nuk ka rezultate përfundimtare zyrtare. Është kërkuar që të pritet për votat nga diaspora, në rregull. Është kërkuar që të numërohen edhe “votat” nga Serbia për partinë që bën intriga kundër shtetit të Kosovës. Saktësisht, Lista serbe është vegla e politikës së Serbisë nga Beogradi që luan rolin e sabotuesit të institucioneve të Kosovës. Por, kur është marrë vesh se, Partia që ka fituar votat në Kosovë është LVV, atëherë një frikë i ka kapluar të gjitha ish partitë në koalicion, por edhe atë serbe. Kjo për shkakun se, në Qeverinë e Albin Kurtit, në koalicion me LDK-n, nuk do të ketë kompromise 'të dhimbshme', shihet se plani ndryshon për 360 shkallë. Do të thotë, do të pengohet plani i atyre që kanë vendosur të shkëpusin pjesë nga Kosova për Serbinë. Që të shkaktohet pengesë, qoftë në politikën e brendshme, sikur ata që kërkojnë të futen, duke 'kaluar' pragun në fund, qoftë me një skandal sikur që është bërë nga Serbia (?) me fletëvotimet, si të helmuara, është një politikë e njëjtë kundër koalicionit të ardhshëm për të formuar qeveri”, tha analisti Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pikërisht mbetja misterioze e llojit të helmit, nëse ai vërtetë ka qenë helm sikur që është thënë, lë për të dyshuar se diçka e pistë po fshehët prapa këtij skenari.

“Tash pjesa më e madhe e opinionit kosovar nuk e di se çka po ndodhë. Kush u helmua, kush ishin në spital për shërim? Si ishte puna e këtij helmi? Kur duhet të shpallet publikisht ai lloj helmi dhe kush e bëri? Të gjitha këto janë pyetje që nuk është marrë përgjigje si duhet deri më tash. Nëse dikush del e thotë një variant, dhe një i dytë një mendim e vlerësim tjetër për këtë rast, atëherë shihet qartë se ky rast është i manipuluar dhe i përgatitur”, shtoi Shefik Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Shkodra, tani që po thuhet se duhet pritur rezultatet nga laboratorët e jashtme nga mostrat 'e dërguara', është e pritshme që ato mostra të mbeten me përgjigje të vonuar dhe të orkestruar, pasi ka pasur edhe afera të tjera të ngjashme që nuk janë realizuar dhe nuk kanë qenë bindëse për qytetarët e vendit.

“Duket se edhe çështja e helmit me fletëvotimet nga Serbia nuk lë shumë hapësirë për t'u informuar si duhet publiku. E kjo është vetëm një shtyrje e kohës për formimin e qeverisë dhe ngjalljen e institucioneve në Kosovë. Dhe krejt kjo është në dëm të qytetarëve, jo të atyre që po mendojnë veçse për të hyrë në qeveri për interesa të ngushta personale. Duket se, qëllimi parësorë është që të pengohet një qeveri e ardhshme me këtë udhëheqësi dhe koalicion”, theksoi Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Sipas Shkodrës, interesxhinjtë personalë nuk interesohen për këtë vend dhe këtë popull, nuk interesohen për humbjet e mëdha në të gjitha aspektet, sepse interesi i tyre është që t'ia arrijnë qëllimit dhe planit të tyre.

Zgjidhja më e shpejtë e këtij skandali, sipas analistit Shkodra mundë të ndodhë nga hetimi profesional i Prokurorisë.

“Mendoj, që , Prokuroria dhe gjykatat kanë punë, po qe se duan t'i shohin gjërat sa nuk është bërë vonë. Dhe na dëshirojmë që kjo çështje të mos prolongohet prej grupeve të caktuara. Që për ato mostrat e zarfeve nuk janë aq punë e madhe sa të mbetemi në 'baltë' dhe të ngelim për një kthim prapa”, përfundoi analisti Shkodra për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)