Trump ka një ofertë serioze për Serbinë nëse kjo e fundit e njeh Kosovën

  • 24 October 2019 - 08:58
Trump ka një ofertë serioze për Serbinë nëse kjo e fundit e njeh Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet t’i kenë kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kthim të sjellë kompanitë më të mëdha në botë për të investuar në Beograd.

Sipas mediave serbe, pavarësisht kësaj Beogradi tashmë ka hedhur poshtë këtë ofertë, shkruan Tanjug

Gjithashtu u theksua se i dërguari Special i Amerikës për Kosovën, Richard Grenell kohët e fundit udhëzoi që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për njohje reciproke, dhe se të njëjtit do të përfitojnë ekonomikisht.

Washingtoni dëshiron me çdo kusht një marrëveshje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo konfirmohet edhe nga detajet e bisedave të vështira mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe të dërguarit special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Në numrin e sotëm të përditshmes serbe “Blic” thuhet tutje se Grenell përcolli porosinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Mirëpo, tani raportohet se Trump është i gatshëm t’i ofrojë Serbisë investime nga kompani të mëdha botërore nëse realizohet kërkesa e tij. 

(Kosova Sot Online )