Lajmi i Fundit: Aksion në veri

  • 24 October 2019 - 09:16
Lajmi i Fundit: Aksion në veri

Në aksion policor është zhvilluar mëngjesin e hershëm në veri të Mitrovicës.

Cak i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Aksioni është duke vazhduar akoma.

Këtë e ka konfirmuar për medie Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i policisë së Kosovës në Veri Besim Hoti.

(Kosova Sot Online)