Aksioni në veri, arrestohen tre persona

  • 24 October 2019 - 09:46
Aksioni në veri, arrestohen tre persona

Zëvendës drejtoi i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka bërë të ditur për medien  se aksioni i ndërmarrë në veri të Mitrovicës ka rezultuar me arrestimin e tre personave.

Hoti ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë të dyshuar për përfshirje në grabitje.

“Aksioni i policisë ka përfunduar dhe ka qenë i realizuar nga drejtoria rajonale e policisë në veri. Janë shoqëruar tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitje”, ka thënë Hoti.

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë aksion në veri të Mitrovicës.

Ky aksion është  bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

(Kosova Sot Online )