Familja e Astrit Deharit mbërrijnë në Prokurori për të marrë ekspertizën zvicerane

  • 24 October 2019 - 10:28
Familja e Astrit Deharit mbërrijnë në Prokurori për të marrë ekspertizën zvicerane

Familja Dehari dhe avokati Tomë Gashi kanë arritur në Prokurorinë Themelore në Prizren ku do të marrin raportin e ekspertizës të kryer për Astrit Deharin në Lozanë të Zvicrës.

E njëjta ekspertizë është bërë e ditur se ka arritur në Kosovë saktësisht një javë më parë, derisa e njëjta është dërguar për tu përkthyer. 

Përmes avokatit mbrojtës, familja Dehari ka njoftuar mbrëmë se raporti do të ju dorëzohet sot. Që nga njoftimi i prokurorisë se raporti ka arritur në Kosovë, familja kishte kërkuar që i njëjti të ju dorëzohet i papërkthyer.

(Kosova Sot Online)