Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës zvicerane thonë se Astriti është vrarë

  • 24 October 2019 - 11:14
Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës zvicerane thonë se Astriti është vrarë

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer, Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për  vrajsen”, ka thënë ai.

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, u ka bërë thirrje institucioneve ta gjejnë vrasësin e djalit të saj.

“Ne të qetë kemi ardhë, se e kemi ditë se Astritin e kanë vra, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur. Sylë Hoxha, i vetmi që ka dalë, ka thënë se brenda 15 ditësh do ta përmbyllim si vetëvrasje, nuk iu doli vetëvrasje, le t’i hapin hetimet sipas rregullave që i ka Prokuroria për çdo rast, edhe për Astritin le ta gjejnë kush është vrasësi, ata vetë e dinë”, ka thënë Xhemile Dehari. 

Ajo ka treguar se nuk e kanë lexuar raportin në tërësi, pasi kanë kërkuar nga kryeprokurori vetëm fletën e cila tregon përfundimin e ekspertizës.

“Raportin nuk e kemi lexu ende, vetëm fletën e parë, e kërkuam nga kryeprokurori përfundimin. E lexoi para nesh se është vrasje”, ka thënë nëna e Astrit Deharit.

(Kosova Sot Online)