Tomë Gashi: U vërtetua ajo që është ditur prej ditës së parë

  • 24 October 2019 - 12:13
Tomë Gashi: U vërtetua ajo që është ditur prej ditës së parë

Avokati Tomë Gashi me të pranuar raportin nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se trupi i të ndjerit ka qenë prova kryesore për atë që atij i ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas pranimit të raportit, duke thënë se tani është vërtetuar ajo që është ditur prej kohësh.

“Shpresojmë që organet e drejtësisë, pas marrjes së këtij raporti nga Zvicra, do t’i identifikojnë ata që e kanë vrarë Astrit Deharin”.

“Për mua është një lehtësim sepse është vërtetuar ajo që është ditur prej ditës së parë”.

“Është ditur se Astriti është vrarë dhe trupi i tij ka qenë prova kryesore për atë që atij i ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren”.

“Arsyet kanë qenë të natyrave të tjera. Pse është dashur që ky rast të fshihet dhe pse është dashur që të shkohet përmes institucioneve të Zvicrës që të konstatohet ajo që është ditur”.

(Kosova Sot Online)