Pacolli: S’mund të shkojmë përpara si shoqëri pa e gjetur përgjigjen kush e vrau Asritin

  • 24 October 2019 - 12:25
Pacolli: S’mund të shkojmë përpara si shoqëri pa e gjetur përgjigjen kush e vrau Asritin

Ekspertiza mjekësore që ka ardhur nga Zvicra lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka shkaktuar reagime të shumta.

Ish-deputetja e legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar përmes Facebook-ut.

Ajo ka shkruar se Astrit Deharin e kanë vrarë.

“Astritin e vranë, këtë e konstaton edhe raporti zviceran. Kush e vrau dhe pse? Duhet përgjigje për këto dy pyetje përndryshe nuk mund të ecim para as si shtet e as si shoqëri”, ka shkruar Pacolli.

 

 

Astritin e vranë, këtë e konstaton edhe raporti zviceran. Kush e vrau dhe pse? Duhet përgjigje për këto dy pyetje përndryshe nuk mund të ecim para as si shtet e as si shoqëri. Drejtësi për Astritin!

Posted by Fitore Pacolli on Thursday, October 24, 2019

Avokati Tomë Gashi me të pranuar raportin nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se trupi i të ndjerit ka qenë prova kryesore për atë që atij i ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media pas pranimit të raportit, duke thënë se tani është vërtetuar ajo që është ditur prej kohësh.

“Shpresojmë që organet e drejtësisë, pas marrjes së këtij raporti nga Zvicra, do t’i identifikojnë ata që e kanë vrarë Astrit Deharin”.

(Kosova Sot Online)