39 viktimat e gjetura në një kamion në Angli ishin shtetas kinezë

  • 24 October 2019 - 12:37
39 viktimat e gjetura në një kamion në Angli ishin shtetas kinezë

Viktimat u gjetën të vdekur në një kamion në një park industrial në Essex, pasi policia u thirr në mëngjes dhe arrestoi shoferin.

Të 39 personat e gjetur të vdekur në një kontejner kamioni në një park industriale në Essex ishin shtetas kinezë, mëson Sky News.

Viktimat, të cilat përfshinin burra, gra dhe një adoleshent, u zbuluan në Parkun Industrial Waterglade në Grays në orët e para të mëngjesit ditën e mërkurë.

Autoritetet belge besojnë se kontejneri u transportua në Mbretërinë e Bashkuar nga porti i Zeebrugge në orën 2.49 rreth mesnatës.

Zyra e prokurorit belg tha se nuk është “ende e qartë” kur dhe ku janë vendosur viktimat në kontejner, duke shtuar se asnjë informacion i mëtejshëm nuk do të lëshohej në këtë kohë.

Siç ishte bërë e ditur, 25-vjeçari po drejtonte kamionin përpara se policia të thirrej në vendin e ngjarjes në Grays në orën 1.40 të mëngjesit, dhe oficerët që nga ajo kohë kanë filluar detyrën për të identifikuar ata që vdiqën.

Policia e Essex tha në një deklaratë: “Ky do të jetë një hetim i gjatë dhe kompleks dhe ne vazhdojmë të punojmë me partnerët vendas dhe autoritetet ndërkombëtare për të mbledhur informacione për të identifikuar ata që për fat të keq kanë vdekur”.

(Kosova Sot Online)