Trondit Avni Dehari, akuzon rëndë Baton Haxhiun: Ja personat përgjegjës për vrasjen e Astritit

  • 24 October 2019 - 12:41
Trondit Avni Dehari, akuzon rëndë Baton Haxhiun: Ja personat përgjegjës për vrasjen e Astritit

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se sot në ora 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe iu është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyer, Sipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrasjen”, ka thënë Dehari. 

Dehari më tej ka hedhur edhe akuza të rënda, duke përmendur me emra ata të cilët sipas tij janë përgjegjës për vrasjen e Astrit Deharit.

“Në rastin e Astrit Deharit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxha, bashkë më me kompaninë dhe ministren e atëhershme, Dhurata Hoxha, janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të drejtat, Behgjet Shala në Prishtinë, dhe Vehbi Kajtazi i insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur me mish e me shpirt që ta bindin opinionin se nuk bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë Avni Dehari, përcjellë “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)