Ky është reagimi i Dardan Molliqajt për Astrit Deharin

  • 24 October 2019 - 14:40
Ky është reagimi i Dardan Molliqajt për Astrit Deharin

Ish-deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të raportit nga ana e Institutit zviceran lidhur me vdekjen e Astrit Deharit. Moliqaj ka thënë se hetimet duhet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Molliqaj ka thënë se deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjgëse e kanë penguar hetimin për rastin e vdekjes së Astritit, në vend se ta ndihmonin atë.

“Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrur hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me urgjencë dhe që hetimet të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

 

Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi. Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u...

Posted by Dardan Molliqaj on Thursday, October 24, 2019

(Kosova Sot Online)