Haxhiu: Prokuroria në Prizren s’mund të hetojë më rastin Dehari

  • 24 October 2019 - 15:18
Haxhiu: Prokuroria në Prizren s’mund të hetojë më rastin Dehari

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një konferencë të jashtëzakonshme pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit.

E njejta thotë se tashmë ësht ëkonfirmuar ajo që kanë thënë familarët dhe aktivistët.

“U konifrmua ajo që kishin thënë familjarët dhe aktivistët, që Astriti nuk është vetëvra po u vra vetëm pse ishte aktivist i VV-së, Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njejta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të merr rastin”, ka shtuar ajo.

Haxhiu thotë se ka dëgjuar deklaratat e Aleksandër Lumezit për këtë rast, derisa, shton se duhet të shkarkohen të gjithë ata që deri më tani janë marrë me hetimet.

“Mosnisja e hetimeve e bën përgjegjës edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezin. Unë sot dëgjova edhe deklaratat e tij.  Duhet të shkarkohen të gjithë ata që kanë përfshirë në këtë rast në mënyrë që t’i hapet dyer hetimit të lirë. Hetimi i plotë dhe vendosja e drejtësisë do të jetë prioritet i yni, asnjëherë ngjarje të tilla nuk do të përsëriten. Ne do të punojmë pa ndal derisa të vihet drejtësia”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)