Flet Kelmendi: Ja faktet kundër Thaçit dhe Berishës, të hetohen nga Specialja

  • 24 October 2019 - 16:04
Flet Kelmendi: Ja faktet kundër Thaçit dhe Berishës, të hetohen nga Specialja

“Po, për Thaçin kemi vepra gjithashtu mjaftë. Faktet flasin për një mori të veprave të kryera e të cilat shkojnë dhe ishin në favor të shtetit kriminal serb. Duke e kapur çështjen në këto dy anë, del se asnjëri nuk është i pastër, as Thaçi dhe as Berisha, dhe të dytë kanë kryer vepra të dobishme për shtetin serb”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Derisa po vazhdojnë debatet dhe akuzat publike në mes të Presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish kryeministrit të Shqipërisë, Salih Berishës lidhur me vrasjet e për tradhti ndaj shtetit e kombit, ekspertët e fushës së të drejtës kërkojnë që drejtësia të mos heshtë rreth këtyre akuzave, qoftë drejtësia në Shqipëri apo në Kosovë.

Jo vetëm kaq, për akuzat e rënda që lidhen me krimet e luftës, kërkohet që të veprojë edhe Gjykata Speciale.

Kështu ka deklaruar për “Kosova Sot Online”, profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi, njëherit njëri ndër themeluesit kryesor të LPK-së.

Image
Muhamet Kelmendi

Sa iu takon krimeve të luftës për të cilat Thaçi dhe Berisha akuzojnë njëri-tjetrin, sipas Kelmendit, Gjykata Speciale e ka të kufizuar hapësirën e veprimit në Kosovë, ndonëse nuk përjashtohen lidhjet kriminale edhe në Shqipëri, por në një shtet normal të së drejtës, ato akuza do të duhej trajtuar edhe nga gjykata vendore.

“Kompetencat e Gjykatës Speciale nuk shkojnë dhe shtrihen në Tiranë dhe ndaj qytetarëve atje. Gjykata Speciale është e kufizuar në hapësirë dhe në kohën. Kuptohet se vrasjet që janë bërë në vitet 1998-2000 futen në legjislacionin e kësaj gjykate. Me këtë dua të them se vrasja e Beadin Allaqit mund të futet në kuadër të saj si kompetente për të hetuar vrasjen dhe gjetur atë. Ndërsa, sa i përket Sali Berishës, ai ka kryer vepra të shumta në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar. Sidomos gjatë viteve 1992-1997, në kohën kur ishte President i vendit. I takon shtetit shqiptar të merret me të dhe të heton veprimtarinë qe e ka bërë”, tha profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Po ashtu fakte dhe të vërteta për krime dhe vepra kriminale, sipas Kelmendit, ka edhe për Hashim Thaçin, e që sipas tij, veç konfirmohet ajo që e thotë Sali Berisha për pazaret e pista me Serbinë në dëm të territorit të Kosovës. 

“Po, për Thaçin kemi vepra gjithashtu mjaftë. Faktet flasin për një mori të veprave të kryera e të cilat shkojnë dhe ishin në favor të shtetit kriminal serb. Duke e kapur çështjen në këto dy anë, del se asnjëri nuk është i pastër, as Thaçi dhe as Berisha, dhe të dytë kanë kryer vepra të dobishme për shtetin serb. Njeri me armë, e derivate, deri te raportet dhe qëndrimet antishqiptare, dhe tjetri me marrëveshje dhe me shkatërrimin e unitetit të shtetit”, ka potencuar Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, akuzat e tilla publike tolerohen dhe nuk hetohen vetëm në shtetet ku fare nuk funksionon ligji, ndryshe,edhe njëri edhe tjetri kaherë do të kishin përfunduar në pranga.

“Në çdo vend ku do të ndodhnin këto veprime do të trajtoheshin dhe ndiqeshin për vepra të tilla penale, e dënimet janë shumë të larta”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)