E zbulon djali i Tomë Gashit: U neglizhua nga kosovarët, ja prova kryesore që e vërtetoi se Dehari u vra

  • 24 October 2019 - 18:07
E zbulon djali i Tomë Gashit: U neglizhua nga kosovarët, ja prova kryesore që e vërtetoi se Dehari u vra

Djali i avokatit, Tomë Gashi dhe kandidati për deputet nga VV-ja, Albin Gashi ka reaguar pasi raportit të Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore në Zvicër.

Ai në një postimi në Facebook, ka përmenduar disa fakte të cilat janë neglizhuar nga Agjencioni Kosovar i Forenzikës, por janë evidentuar nga Instituti Zviceran si prova.

Postimi i plotë:

Instituti Zviceran I Mjekësisë Ligjore në Zvicër, konkludon se vrasja e Astrit Deharit është asistuar me intervenimin e një personi të tretë në procesin fatal të vrasjës së Astriti. 

Gjithëashtu raporti zviceran ka vëretje për analizat e Agjencionit Kosovar të forenzikës, ku mostrat e provave materiale si dëshmi kryesore për vdekjen e Astrit Deharit janë neglizhuar deri në atë masë sa prova #20 (shporta ne dhome) nuk është evidentuar fare, pa I cekur arsyjet.

Kryesorja, ora e dorës së Astrit Deharit nga Agjencioni Kosovar I Forenzikës nuk është analizuar fare me arsyetimin se nuk përmbanë shumë ADN.

Pas analizës së mostrës së njejetë nga Instituti Zviceran rezulton se mostra e ores ka më së shumti ADN të Astritit. Poashtu rezulton se përveç ADN-së së Astritit ka edhe profil të ADN-së të një personi të panjohur.

Insistimi I hetuesis që Astriti te vetepranoj kinse përfshirjen në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, urdhërimi nga prokuroria për arrestimin e tij pa asnje prove, vrasja e tij ne qelinë e burgut, dhe neglizhenca e institucioneve të drejtesise që ta zbulojn vrasësin I bene fajtor dhe pergjegjes direkt institucionet e drejtësise Kosovës per vrasjen e Astrit Deharit.

(Kosova Sot Online)