Lexoni raportet që erdhën nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit

  • 24 October 2019 - 21:07
Lexoni raportet  që erdhën nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë është kryer ekspertiza mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjetë pa jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka dërguar raportin e plotë të kryer në Zvicër, të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit, ia dorëzoi familjes së Astritit dhe avokatit.

Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vertetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.

Ndërsa bashkëngjitur është edhe raporti i zgjeruar që ka 45 faqe.

(Kosova Sot Online)