Tomë Gashi: Qëllimi ishte ta shpallnin VV’në organizatë terroriste

  • 24 October 2019 - 21:26
Tomë Gashi: Qëllimi ishte ta shpallnin VV’në organizatë terroriste

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se qëllimi i fajësimit të Astrit Deharit për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës ka qenë për shkak se partitë tjera dëshironin të e shpallin VV’në si organizatë terroriste.

“Të gjitha partitë pa dallim kishin dalë me deklarata. Qëllimi ishte të largihej VV nga skena politike”, ka thënë Gashi .

“Qëllimi ishte ta shpallnin VV’në si organizatë terroriste”, shtoi ai.

Tutje Gashi ka shtuar se raporti i ekspertizës e heq mundësinë e vetëvrasjes nga ana e ish-aktivistit të VV’së.

“Së pari që shishe e pllastikës të qëndronte ashtu në gojën e tij nuk ishte normale. Vetë instikti njerëzor nuk e lejon këtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe raporti”

Po ashtu Tomë Gashi thotë edhe se asnjë institut mjekësor, duke përfshirë ato në Kosovë, asnjëherë nuk kanë thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje.


(Kosova Sot Online)