A do të ngelë NISMA jashtë Parlamenti - tregon analisti

  • 24 October 2019 - 23:32
A do të ngelë NISMA jashtë Parlamenti - tregon analisti

Analisti Blerim Vela, që po përcjell procesin e numërimit të votave, ka shkruar se sipas informatave që ai ka, koalicioni Nisma – AKR – PD ka kaluar pragun.

Po numërohen votat me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit, e analisti Vela thotë se, sipas rezultateve të deritanishme, koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka kaluar 5 për qindëshin e votave.

“Nëse mirëmbahet trendi i ndarjes se votave ndërmjet subjektet politike bazuar në numërimin e mbi 25% të votave me kusht, duket se koalicioni Nisma-AKR-PD për 23 vota do te arrije te jetë pjesë e legjislaturës se 7-të të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Vela në Facebook.

Nga numërimi i deritanishëm i votave me kusht që janë publikuar, Lëvizja Vetvëendosje po prin me 1062 vota.

(Kosova Sot Online)