Lidhjet me krimin dhe debakli në zgjedhje, nis projekti për shkarkimin e Shpend Ahmetit

  • 25 October 2019 - 07:19
Lidhjet me krimin dhe debakli në zgjedhje, nis projekti për shkarkimin e Shpend Ahmetit

“Zgjedhjet dëshmuan se z. Ahmeti vazhdon të jetë i pari i Prishtinës me votat e vjedhura të VV-së nga e cila iku paturpësisht. Besueshmëria dhe forca politike e z. Ahmetit tani ka rënë në 0, andaj në qoftë se ka moral njerëzor dhe intelektual, ai vetë duhet dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe kërkim falje para qytetareve, në të kundërtën ne jemi të obliguar dhe po përgatitemi duke u organizuar që ta shkarkojmë z. Ahmetin duke e vënë deri në përgjegjësin më të lartë institucionale të drejtësisë për shkeljet e ligjit dhe abuzimet që i ka bërë”, tha Kamberaj për “Kosova Sot Online”.

Qeverisja e dështuar e Shpend Ahmetit me Prishtinën, lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin, degradimi i kryeqytetit që për fund sollën edhe revoltën e qytetarëve të Prishtinës, të cilët e ndëshkuan me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke mos ia dhënë as mandatin e deputetit, kanë bërë që në njërën nga Bashkësitë lokale të Prishtinës, në Dardani të iniciohet propozimi për nënshkrimin e një peticioni qytetar, me kërkesën për dorëheqjen dhe shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës.

Image
Safet Kamberaj

E për këtë zhvillim të ri, ka folur për “Kosova Sot Online” kryetari i Bashkësisë lokale të lagjes Dardania, Safet Kamberaj.

“Nisma e peticionit me slloganin’’Prishtinën ta çlirojmë nga mafia e nëntokës”, ka për qëllim organizimin e qytetarëve të Prishtinës, nxënësit, prindërit, arsimtarët, profesorët, institucionet universitare, qytetarët pa dallim bindjesh politike, që të bashkohemi për një qellim, për ardhmërinë e fëmijëve tanë, të tregohemi se si mbrohet shoqëria, shteti ,ta mbrojmë dinjitetin njerëzor, vlerat njerëzore, ti tregojmë botës se qytetarët e Prishtinës dinë dhe kanë guxim ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe keqpërdorimin e pozitave dhe zhvatjeve ne mënyra te ndryshme, sepse është Shpend Ahmeti ai që të gjitha këto të këqija ia ka sjellë kryeqytetit të Republikës së Kosovës”, tha Kamberaj për “Kosova Sot Online”.

Kamberaj shtoi se jo vetëm qytetarët e Prishtinës, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës të cilët për këto vite kanë vizituar kryeqytetin, e kanë parë degradimin e madh dhe lidhjen me krimin e korrupsionin të Shpend Ahmetit.

“Prandaj edhe e ndëshkuan në formë referendumi në zgjedhjet e 6 tetorit, duke mos e votuar Shpend Ahmetin as në Prishtinë dhe as jashtë Prishtinës, në zonat tjera elektorale ku ai ka kandiduar me listën e deputetëve të PSD-së në koalicion me AAK-në. Ai e mori këtë ndëshkim të madh jo vetëm në Prishtinë por gjithandej Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës nga të gjitha rajonet, po e shohin se si Prishtina po ballafaqohet me shumë probleme të sajuara nga z. Ahmeti, keq menaxhimi, infrastruktura e degraduar ,hapësirat e planifikimit vetëm sa për sy e faqe aspak funksionale, gjelbërimi dita ditës duke u ngushtuar, duke ju nënshtruar shkatërrimit të pa parë ,shërbimet publike në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë, katrahurë edhe në arsim, dyshimi i plotë me çerdhet, prishja e sistematizimit të punëtorëve në komunë ,dëbime nga vendi I punës për shkak të bindjeve politike ,e kjo krejt po bëhet për ti punësuar të afërmit, dajallarët e tezet dhe militantët e PSD-së jo profesionistë. Punësimet bëhen kundërligjshëm nga drejtorët e komunës e deri tek nënkryetari e "SEJMENËT I TIJ'' kinse gjëja po sjellin jo partiakët, dhe po ndodhë e kundërta, për të shkuar deri në qëllimin e fundit të shkatërrimit të pasurisë komunale, gjithçka që është shoqërore e shtetërore”, tha Kamberaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se si njëri shumë i afërt me zhvillimet në komunë, përcjellës i rregullt edhe i debateve me qytetar, është një nga dëshmitarët më besnik që sjell fakte dhe mundë të konstaton pa asnjë dilemë se gjendja është mjaft e rëndë në komunë.

“Dëshmi konkrete është Zyra e Burimeve njerëzore ku kjo zyre po i çmendë qytetarët ,kjo zyrë është bërë vetëm për punësimet me direktivat e Shpend Ahmetit, me një kuadër të dobët, jo profesional dhe të kundërligjshëm. Prishtina mbetet tash e gjashte vite me një gjendje tepër të rëndë në çdo segment për jetesën e qytetarëve sepse nëse shohim dhe analizojmë shumë realisht, asgjë nuk ka bërë kryetari Shpend Ahmeti për qytetarët e Prishtinës, ka bërë vetëm krim dhe shkatërrim në kryeqytet, duke u përkrahur dhe mbrojtur nga një dorë e fort politike, dhe duke mos ju dhenë llogari qytetarëve që e kanë votuar, madje as organeve të shtetit, prokurori e gjyqësi”, tha Safet Kamberaj.

Prandaj sipas Kamberajt, nuk ka qenë rastësi, por e pritshme vota e ndëshkimit kundër Shpend Ahmetit në këto zgjedhje të fundit, mirëpo ajo votë duhet të konfirmohet edhe njëherë përmes peticionit për shkarkimin e tij.

“Zgjedhjet dëshmuan se z. Ahmeti vazhdon të jetë i pari i Prishtinës me votat e vjedhura të VV-së nga e cila iku paturpësisht. Besueshmëria dhe forca politike e z. Ahmetit tani ka rënë në 0, andaj në qoftë se ka moral njerëzor dhe intelektual, ai vetë duhet dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe kërkim falje para qytetareve, në të kundërtën ne jemi të obliguar dhe po përgatitemi duke u organizuar që ta shkarkojmë z. Ahmetin duke e vënë deri në përgjegjësin më të lartë institucionale të drejtësisë për shkeljet e ligjit dhe abuzimet që i ka bërë. Këtë do e bëjmë sepse krejt kjo pakënaqësi është si rrjedhojë e dështimit, e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të tij, e lidhjes me krimin e organizuar, duke u lidhur me bizneset e pista, prandaj nuk po shohim zgjidhje tjetër përveç kërkimit të dorëheqjes së Shpend Ahmetit, ose shkarkimit, sepse vetëm largimi i tij sa më i shpejtë nga kupola drejtuese e Prishtinës jep shpresë dhe i shpëton qytetarët”, tha për fund, kryetari i Bashkësisë Lokale në lagjen Dardania, Safet Kamberaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)