Alarmohen LDK dhe VV: Ky është rreziku, ja pse nuk mund ta shkarkojnë Thaçin

  • 25 October 2019 - 07:26
Alarmohen LDK dhe VV: Ky është rreziku, ja pse nuk mund ta shkarkojnë Thaçin

“Shkarkimi i Thaçit është një procedurë që shkon nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Qytetaret nuk e presin këtë, sepse është në pushtet LDK që e pati zgjedhur Hashim Thaçin President, dhe faktin tjetër që për shkarkim duhet në fund të fundit të vendosë Gjykata Kushtetuese. Këto janë të rregulluara në neni 91 të Kushtetutës dhe shkarkimi përveç kur vdes, sëmuret rëndë dhe komisioni mjekësor e konstaton paaftësinë e tij apo kapet në vepër të rëndë penale, nuk vihet pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e parë, Muhamet Kelmendi e sheh me shumë mos besim, madje me skepticizëm të madh, përmbushjen e premtimit për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e të parit të shtetit nga koalicioni LVV-LDK, si masë ndëshkuese për shkeljen e kushtetutës , në tentativë për pazare territoresh me Serbinë.

Kelmendi thotë se qytetarët e Kosovës më shumë kanë votuar të motivuar nga shpresa për ndryshime sociale në mandatin vijues, sesa për interesa të mëdha politike, siç është mbrojtja e shtetit dhe sovranitetit nga pazaret e mundshme me territore, të nisura nga Hashim Thaçi.

”Qytetarët e Kosovës mu për faktin se dëshiruan një qeveri krejt tjetër, pa shikuar se kush vjen, bënë votimin dhe i dënuan qeveritarët e këtij legjislacioni, por jo të gjithë që e krijuan këtë gjendje të rëndë. Ndërrimi u bë për shkaqe politike, ekonomike, sociale, shoqërore dhe të deformimeve të shtetit me krim dhe me korrupsion. Shumë pak ose fare nuk u diskutua çështja e sovranitetit, e tërësisë territoriale, e dëmeve të luftës, e gjetjes së njerëzve tanë, e dënimit të kriminelëve dhe e ndërrimit të territoreve”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Kelmendit, këto çështjet e fundit, fare pak ishin edhe temë e debatit në fushatë.

“E kjo tregon se ndërrimi i qeverisë nuk u bë për marrëveshjen me shtetin serb, as për z. Thaçi, por u bë për gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, sikundër edhe për luftimin e krimit. Megjithatë nuk qëndron e gjithë kjo. Në Qeveri po vjen edhe LDK-ja . Kjo është parti që ka bërë krim dhe vjedhje, duke e kapur shtetin tërësisht, së bashku me PDK-në. E kjo i fitoj edhe vota. Pra, qytetaret zgjodhën vetëm një grup tjetër politik. Ku veç VV-së të tjerët janë krijues të gjendjes së rëndë në vendin tonë. Edhe ndërrimi u territorit, korrigjimi a sido që quhet, nuk ndikoj fare në rezultatin e zgjedhjeve, sepse po të ishte ashtu atëherë do të fitonte AAK-ja që e beri teme dhe de-jure e bëri teme kryesore në fushatë dhe e pati ndalur lëvizjen për ndërrim të territorit”, shtoi për “Kosova Sot Online”, profesori Muhamet Kelmendi.

Prandaj, sipas tij, edhe premtimi për ta shkarkuar Hashim Thaçin nga pozita e Presidentit, është një premtim që nuk do të përmbushet nga LVV dhe LDK, partnerë me shumë dallime në qëndrime.

“Shkarkimi i Thaçit është një procedurë që shkon nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët nuk e presin këtë, sepse është në pushtet LDK që e pati zgjedhur Hashim Thaçin President, dhe faktin tjetër që për shkarkim duhet në fund të fundit të vendosë Gjykata Kushtetuese. Këto janë të rregulluara në neni 91 të Kushtetutës dhe shkarkimi përveç kur vdes, sëmuret rëndë dhe komisioni mjekësor e konstaton paaftësinë e tij apo kapet në vepër të rëndë penale, nuk vihet pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, derisa nuk vendoset fati i shkarkimit të Hashim Thaçit, sipas Kelmendit nuk është i tejkaluar as rreziku i shkëmbimit të territoreve.

“Dua gjithashtu të them se pavarësisht nga Qeveria që vjen, nga koalicioni LVV-LDK, rreziku i korrigjimit, ndarjes apo shkëmbimit të territorit nuk ka kaluar. Ky rrezik ekziston edhe sot dhe në këtë anë aq sa ka faje z. Thaçi dhe thacat tjerë ka edhe vetë Edita Tahiri për rolin që pati në të kaluarën, e cila edhe i udhëhoqi bisedimet e ashtuquajtura me shtetin serb. Çdo gjë që është bërë, është bërë me pjesëmarrjen e saj sepse ishte kjo një përgjegjësi kolektive e ish qeverisë së Hashim Thaçit e ku bënin pjesë aso kohe edhe Isa Mustafa, edhe Behgjet Pacolli e shumë të tjerë që sot e kritikojnë procesin e deritanishëm të atyre bisedimeve”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, profesori Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)