Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 25 October 2019 - 07:50
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

"Kosova Sot Online" ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

08:00

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (ShOK) dhe Shoqata e Onkologëve të Shqipërisë (ShOSh) organizojnë Konferencën e parë mbarëkombëtare për Kancerin e Gjirit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:15

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të takojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar rreth garave nacionale në sport dhe kreativitet kulturor dhe mendim kritik. (Zyrat e SBAShK-ut,Prishtinë)

10:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e KGjK-së, Prishtinë)

10:00 – 15:00

Komuna e Ferizajt dhe Organizata e Veteranëve të Luftës shënojnë përvjetorin jubilar të rënies së dëshmorëve Naim Beka – Sokoli, Agim Matoshi dhe Avni Shehu.

10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj

11:00 – Akademi Përkujtimore (Teatri “Adriana”)

15:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik (Ferizaj/ Kaçanik)

10:00/ 13:30

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të vizitojë shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë (ora 10:00) dhe do të mbajë takim me drejtorin e Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, (ora 13:30) për të parë mbarëvajtjen e zhvillimit të garave nacionale në sport dhe kreativitet kulturor dhe mendim kritik. (Shkolla “Gjergj Fishta”, Prishtinë/ Objekti i Komunës, Ferizaj)

12:00

Filarmonia e Kosovës mban koncert, dedikuar fëmijëve të moshave 7 deri 11 vjeç, respektivisht nxënësve të fillores. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

13:30

Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë. Merr pjesë ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, dhe Jiro Takeichi, përfaqësues i Zyrës së JICA-s për Ballkan. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

13:40

Për të shënuar Javën Evropiane për siguri dhe shëndet në punë, Zyra e BE-së në Kosovë mbyll fushatën “Menaxhimi i substancave të rrezikshme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë

16:00

Komuna e Gjilanit organizon festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku do të promovohen produktet e kompanive dhe prodhuesve gjilanas. (Hotel “Kristal”, Gjilan)

16:00

OJQ FLOSSK organizon konferencën ndërkombëtare “State of the Map Southeast Europe”, që mbledh palët që merren me sistemet e informacionit gjeografik (GIS) dhe hartat e lira Open Street Map. (Parku i Trajnimeve dhe Inovacionit, Prizren.

(Kosova Sot Online