Raporti për vdekjen e Astrit Deharit: Ambalazhi ku duhej të ishin thonjtë, ishte bosh

  • 25 October 2019 - 08:03
Raporti për vdekjen e Astrit Deharit: Ambalazhi ku duhej të ishin thonjtë, ishte bosh

Instituti i Zvicrës, ka publikuar dje raportin për vdekjen e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në këtë raport theksohet qartë se Astrit Dehari ka pasur gjasa shumë të vogla që të ketë kryer vetëvrasje. Ky institut kërkon që të hetohet vrasje e Astrit Deharit, madje si dëshmi kanë përmendur pjesëmarrjen edhe të personit të tretë në qelinë ku po qëndronte Dehari.

Por në raportin e gjatë theksohet se aty ekspertët janë përballur me probleme për ta hetuar vdekjen e Astrit Deharit.

Aty thuhet se kur është hapur ambalazhi që supozohej të gjendeshin thonjtë, aty nuk ka pasur asgjë.

Më poshtë gjeni raporton për këtë çështje.

Image

(Kosova Sot Online)