Prokurori i Shtetit për 24 orë ka ndaluar 18 persona

  • 25 October 2019 - 11:17
Prokurori i Shtetit për 24 orë ka ndaluar 18 persona

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesë për caktimin e paraburgimit të nëntëmbëdhjetë (19) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore. Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të (3) personave për veprat e njëjta.

(Kosova Sot Online)