E vret 15- vjeçarin, arrestohet në Francë ish-oficeri i policisë Skënder Seferi, detaje

  • 25 October 2019 - 12:30
E vret 15- vjeçarin, arrestohet në Francë ish-oficeri i policisë Skënder Seferi, detaje

Është arrestuar në Francë ish-oficeri i policisë së Lezhës Skënder Seferi i cili ishte i shpallur në kërkim dhe dënuar nga gjykata për vrasjen e një 15-vjeçari, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2010 në qytetin e Lezhës.

Seferi është prangosur nga policia Franceze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish oficeri i policisë është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Lezhës me 11 dhjetor të vitit 2015-të me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Me 17 korrik të vitit 2017 në vendin e quajtur “Ura e Cenit” në Lezhë gjatë një operacioni policia qëlloi me armë në drejtim të një automjeti, ku për pasojë mbeti i vdekur Armando Skandaj i cili po udhëtonte së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër. Nga ekspertiza e kryer rezultoi se plumbi që i mori jetën të riut ka dalë nga arma e Skender Seferit i cili në atë kohë mbante detyrën e shefit të antiterrorit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.

Sipas burimeve ish oficeri i policisë është arrestuar disa muaj më parë dhe po vijohet me procedurat për ekstradimin e tijë drejt Shqipërisë. Ai mësohet se ishte larguar drejt Francës së bashku me familjen e tij në kohen që ishte në gjykim për akuzën e ngritur nga Prokuroria e Lezhës.

Image


(Kosova Sot Online)