"Kosova ka nevojë për përkrahjen e Francës"

  • 25 October 2019 - 14:19

Ambasadorja e Francës në Kosovë ka pritur ish presientin e Kosovës, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë.

"Ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel, e urova për marrjen e detyrës në pritjen që më bëri në Ambasadën e Francës në Prishtinë. Ambasadoren e falënderova për përkrahjen që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë", tah Fatmir Sejdiu.

Ish presidenti ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në rrafshin arsimor, kulturor dhe ekonomik.

"Kosova ka nevojë për ndihmën dhe përkrahjen e Francës në rrugëtimin drejt integrimeve euroatlantike", ka përfunduar Sejdiu.

(Kosova Sot Online)