Ja përmendin stilin e veshjes Ramës: Ke shkuar me ‘poture’ në Bruksel

  • 25 October 2019 - 14:49
Ja përmendin stilin e veshjes Ramës: Ke shkuar me ‘poture’ në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar të enjten në një emision për t’u përballur me analistët dhe për t’iu dhënë shpjegim shqiptarëve se pse nuk iu hapën negociatat për anëtarësim.

Në debat e sipër, Rama është përplasur me gazetarët për tema të ndryshme, megjithatë një temë grindjeje gjatë debatit ka qenë edhe për veshjen e Ramës përgjatë vizitave zyrtare nëpër shtete të ndryshme e në Bruksel.

Gjithçka ka filluar kur analisti, Mustafa Nano, ia ka përmendur Edi Ramës faktin që ka shkuar me ‘poture’ në Bruksel.

(Kosova Sot Online)